Turqia burgos 15 agjentë të Izraelit: Synonin të godisnin disa të huaj në Stamboll e përtej

Turqia burgos 15 agjentë të Izraelit: Synonin të godisnin disa të huaj në Stamboll e përtej

12:36, 06/01/2024
A+ Aa A-

Vendimi vjen pasi tensionet po ziejnë midis liderit turk Erdogan dhe homologut të tij izraelit për luftën që po vazhdon Izraeli kundër Hamasit.

Një gjykatë në Stamboll ka urdhëruar që 15 nga 34 personat e arrestuar nën dyshimin për agjenturë  për Izraelin të mbahen në burg në pritje të gjykimit. Këtë e ka njoftuar Ministri turk i Drejtësisë.

Të dyshuarit u arrestuan të martën pasi dyshohet se kishin planifikuar të kryenin aktivitete që përfshinin "zbulimin" dhe "ndjekjen, sulmin e rrëmbimin" e shtetasve të huaj që jetonin në Turqi.

Ministri i Drejtësisë Yilmaz Tunc tha në një postim në mediat sociale se 26 të dyshuar u referuan në gjykatë me akuzën e kryerjes së "spiunazhit politik ose ushtarak" në emër të shërbimit sekret izraelit, njofton Euronews.

Njëmbëdhjetë u liruan në kushte kontrolli gjyqësor dhe tetë ishin në pritje të dëbimit.

Agjencia e shërbimit të jashtëm sekret të Izraelit, Mossad, thuhet se ka rekrutuar palestinezë dhe shtetas sirianë brenda Turqisë si pjesë e operacionit kundër të huajve që jetojnë në Turqi, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu. Anadolu citoi një dokument të prokurorisë që thoshte se operacioni kishte në shënjestër “shtetasit palestinezë dhe familjet e tyre… brenda fushës së konfliktit në vazhdim.

Një i dyshuar thuhet se ka mbledhur informacione për pacientët palestinezë të transferuar së fundmi në Turqi për kujdes shëndetësor. Turqia ka pranuar dhjetëra pacientë palestinezë nga Gaza që nga fillimi i konfliktit Izrael-Hamas.

Të dyshuarit u arrestuan gjatë bastisjeve në 57 adresa në Stamboll dhe shtatë provinca të tjera. Javë më parë, kreu i agjencisë së brendshme të sigurisë së Izraelit, Shin Bet, tha se organizata e tij ishte e përgatitur të synonte Hamasin kudo, përfshirë Libanin, Turqinë dhe Katarin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco