VIDEO e frikshme/ Avionit iu shkëput dritarja, linja ajrore merr vendim

11:09, 06/01/2024
A+ Aa A-

Një avion pasagjerësh humbi një dritare teksa ishte në ajër, duke u detyruar të bëjë një ulje të detyruar në shtetin amerikan të Oregonit.

Avioni i linjës Alaska Airlines humbi një pjesë të trupit në ajër dhe u detyrua të kthehej sërish në pistë 35 minuta pasi kishte nisur fluturimin drejt Kalifornisë.

Kompania ajrore tha se në bord ishin 177 pasagjerë dhe ekuipazhi, të cilët u ulën të sigurt në Portland.

Për shkak të këtij incidenti, kompania ka vendosur që të ndalojë përkohësisht përdorimin e avionëve Boeing 737 Max 9.

Alaska Airlines tha se do bëhen inspektime të detajuara për çdo avion.

Ndërkohë kompania Boeing tha se ishte në dijeni të incidentit dhe po punon për të mbledhur më shumë informacion.

Drejtuesit e kompanisë Alaska Airlines kanë vlerësuar ekuipazhin për mënyrën se si e kanë trajtuar këtë emergjencë.

Fotot e publikuara më pas tregojnë se si është shqyer një pjesë e trpit të avionit.

Autoritetet shtetërore thonë se po hetojnë incidentin.

Kujtojmë se avionët e serisë Max të Boeing u ndaluan edhe në mars të vitit 2019, pasi dy prej tyre u rrëzuan në rrethana të ngjashme, duke vrarë të gjithë personat në bord.

Rreth 1300 avionë të tillë janë shitur nga kompania Boeing.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco