Gjykatësi i Wyoming-ut lejon Trump-in nga fletën e votimit

Gjykatësi i Wyoming-ut lejon Trump-in nga fletën e votimit

10:21, 06/01/2024
A+ Aa A-

Një gjykatës i gjykatës së qarkut të Wyoming-ut ka hedhur poshtë një padi që synonte të përjashtonte ish-presidentin Donald Trump dhe senatoren republikane Cynthia Lummis nga fletët e votimit. Padia, e paraqitur nga avokati në pension Tim Newcomb në nëntor, pretendonte se Trump dhe Lummis ishin "tradhtarë" sipas Amendamentit të 14-të për shkak të lidhjes së tyre me sulmin ndaj Kapitolit me 6 janar 2021.

Sekretari republikan i shtetit të Uajomingut, Chuck Grey, e përshëndeti vendimin e gjyqtarit, duke deklaruar se "është i lumtur që kërkesa jonë për të rrëzuar këtë padi u miratua" dhe duke theksuar nevojën për të mbrojtur integritetin e zgjedhjeve.

Padia u bë nga Tim Newcomb, i cili argumentoi se Trump dhe Lummis duhet të hiqen nga fletëvotimet e ardhshme sepse ata janë "tradhtarë" në lidhje me ngjarjet e 6 janarit të vitit 2021. Newcomb i kishte bërë thirrje gjithashtu sekretarit republikan të shtetit të Wyoming-ut, Chuck Grey që të japë dorëheqjen në dosjet e tij gjyqësore. Grey, i cili kundërshtoi padinë, e cilësoi i "përçartjet e një të çmenduri majtist radikal". Pretendimet e Newcomb-t përfshinin sugjerime se gjyqtarja e Gjykatës së Qarkut mund të përballej me kërcënime me vdekje nëse ajo do të mbante anën e tij në këtë çështje.

Senatorja republikane Cynthia Lummis i bëri jehon vendimit, duke e quajtur padinë "të pavlerë" dhe duke thënë, "përpjekjet për të hequr kandidatët nga votimi janë një sulm i drejtpërdrejtë ndaj lirisë së votuesve për të zgjedhur zyrtarët e tyre dhe dëmtojnë integritetin e zgjedhjeve tona".

Betejat ligjore për heqjen e emrit të Trump-it nga fleta e votimit vazhdojnë në shtete të tjera, përfshirë Koloradon, ku Gjykata e Lartë vendosi ta ndalojë Trump-in nga fleta e votimit, duke përmendur rolin e tij të dyshuar në nxitjen e dhunës më 6 janar 2021. Trump e ka apeluar këtë vendim në Gjykatën e Lartë, duke argumentuar se Gjykatës së Lartë të Kolorados i mungon autoriteti për t'i mohuar atij një vend në fletën e votimit të shtetit./Foxnews-përktheu Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco