SHBA/ Shkëputet dera e daljes emergjente, avioni me pasagjerë bën ulje emergjente

SHBA/ Shkëputet dera e daljes emergjente, avioni me pasagjerë bën ulje emergjente

10:14, 06/01/2024
A+ Aa A-

Një avion i linjës Alaska Airlines u detyrua të bënte ulje emergjente në Oregon pasi një pjesë e strukturës u shkëput në ajër. Avioni ishte nisur për në Ontario të Kalifornisë por u kthye dhe bëri ulje të sigurtë në Portland, qyteti më i madh i Oregonit pas rreth gjysmë ore nga nisja e tij.

Avioni kishte 174 pasagjerë dhe 6 anëtarë të ekuipazhit. “Aeroplani u ul i sigurt përsëri në Aeroportin Ndërkombëtar të Portlandit me 171 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit”, tha linja ajrore. “Ne jemi duke hetuar se çfarë ka ndodhur dhe do të ndajmë më shumë informacione kur të bëhet e disponueshme.”

@strawberr.vy Girls’ trip turned into emergency landing trip…  #alaska #alaskaair ♬ original sound - vy 🍓

Një pasagjer tha për CNN se” “Ishte vërtet e papritur. Sapo arriti në lartësi, dhe dritarja u shkëput”. Avioni është një 737 Max 9 dhe ka marrë certifikatën e vlefshmërisë ajrore më 25 tetor 2023. FAA dhe Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit do të hetojnë incidentin, thanë të dyja agjencitë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco