Vazhdojnë operacionet e shpëtimit në Japoni pas tërmetit vdekjeprurës

Vazhdojnë operacionet e shpëtimit në Japoni pas tërmetit vdekjeprurës

10:19, 03/01/2024
A+ Aa A-

Kryeministri i Japonisë Fumio Kishida tha se ekipet e shpëtimit janë "në garë me kohën" për të gjetur të mbijetuarit e serisë së tërmeteve të fuqishëm që goditën Japoninë perëndimore këtë javë.

Ekipet e shpëtimit në Japoninë perëndimore po përpiqen të gjejnë të mbijetuarit që besohet se janë  bllokuar nën ndërtesat e shembura, pasi ngricat dhe shiu i dendur pritet të godasin të njëjtën zonë që u shkatërrua nga një tërmet i fuqishëm një ditë më parë.

Një tërmet me magnitudë 7.6 goditi prefekturën Ishikaëa - në ishullin Honshu dhe në bregun përballë kryeqytetit, Tokios - të hënën, duke shkaktuar valë cunami që ishin më shumë se një metër të larta, zjarr dhe duke shembur ndërtesa.

Pasgoditjet u ndjenë në prefekturën Ishikaëa dhe zonat përreth dy ditë pas tërmetit fillestar, me gadishullin Noto që u godit më rëndë. Sipas autoriteteve japoneze, të paktën 62 persona u konfirmuan se kishin vdekur, ndërsa më shumë se 300 u plagosën nga tërmetet.

Image

Duke folur në një takim urgjent të grupit të punës të mërkurën, kryeministri Fumio Kishida tha se përpjekjet e shpëtimit po bëhen nga autoritetet lokale, policia, zjarrfikësit dhe njësi të tjera operacionale, duke përfshirë qentë e shpëtimit. 72 orët e para konsiderohen vendimtare për të shpëtuar jetë pas fatkeqësive.

Kishida tha se shpëtimtarët janë "në një garë me kohën" për të shpëtuar të mbijetuarit. Kryeministri tha se autoritetet kishin marrë "shumë informacion për njerëzit në nevojë për shpëtim dhe se ka njerëz që presin ndihmë". Nuk dihet se sa të mbijetuar mund të jenë nën rrënoja, në pritje për t'u shpëtuar.

Një paralajmërim i motit nga Agjencia Meteorologjike Japoneze (JMA) i ka shtuar urgjencën operacioneve të shpëtimit, pasi pritet të bjerë shi i madh në zonë, duke ndërlikuar përpjekjet për të gjetur të mbijetuar me rrezikun e rrëshqitjeve të dheut.

Shumë shtëpi në zonën e goditur nga tërmetet ishin ende pa energji, ujë dhe shërbim celular.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco