Thirrje për vetëpërmbajtje nga liderët botërorë pas vrasjes së një lideri të Hamasit në Liban

Thirrje për vetëpërmbajtje nga liderët botërorë pas vrasjes së një lideri të Hamasit në Liban

08:33, 03/01/2024
A+ Aa A-

Ka pasur thirrje ndërkombëtare për përmbajtje pas vrasjes së një anëtari të lartë të Hamasit në kryeqytetin libanez, Bejrut.

Presidenti Emmanuel Macron i Francës ngriti zërin kundër çdo përshkallëzimi në Liban gjatë një telefonate me Benny Gantz, një anëtar i kabinetit të luftës të Izraelit.

Izraeli as nuk e ka konfirmuar dhe as mohuar përfshirjen në vrasjen e Saleh al-Arouri dhe gjashtë të tjerëve.

Qeveria libaneze e ka akuzuar Izraelin se po kërkon të ndezë një luftë rajonale.

Ministri i Jashtëm i Libanit thotë se qeveria i kërkon Hezbollahut që të mos përgjigjet ndaj sulmit

Pasojat e mundshme nga vrasja e një udhëheqësi të lartë të Hamasit në Liban nuk janë ende të qarta.

Saleh al-Arouri vdiq në atë që Izraeli e ka quajtur një "sulm operacional kundër udhëheqjes së Hamasit" në Bejrutin jugor, së bashku me gjashtë të tjerë.

Ministri i Jashtëm libanez, Abdallah Bou Habib, i tha BBC Radio 4 të martën mbrëma se qeveria e tij po bisedonte me Hezbollahun për t'u "bërë presion që ata nuk duhet të përgjigjen vetë", por "ne nuk ua tregojmë ç’të bëjnë, po dialogojmë me ta në këtë aspekt".

Gjatë 24 orëve të ardhshme do të bëhet e qartë "nëse ata përgjigjen apo jo", tha ai, duke shtuar: "Ne jemi shumë të shqetësuar, libanezët nuk duan t’i marrin nëpër këmbë, madje edhe Hezbollahu nuk dëshiron të merret zvarrë në një luftë rajonale”.

Dhe ai i bëri thirrje Perëndimit që "të ushtrojë presion ndaj Izraelit që të ndalojë gjithashtu dhunën dhe të gjitha veprimet e tij, jo vetëm në Liban, jo vetëm në Bejrut, por edhe në Gaza".

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ishte zotuar më parë që t’i eliminonte liderët e Hamasit, kudo që të ishin.​

Image

Saleh al-Arouri (majtas) organizoi sulme në Bregun Perëndimor të okupuar.

Ministri i Jashtëm i Libanit: Izraeli e bëri, kush tjetër do ta bënte?!"

Ministri i Jashtëm i Libanit, Abdallah Bou Habib, i tha World Tonight në Radio 4 se Izraeli është përgjegjës për një sulm ndaj një lideri të lartë të Hamasit në Bejrut, duke e quajtur atë një përpjekje izraelite për ta zgjeruar luftën e tij kundër Hamasit në Gaza në një "luftë rajonale".

Bou Habib thotë se vendet perëndimore i kanë kërkuar Libanit që të ndalojë Hezbollahun që të shkaktojë ndonjë problem, por shtoi se “problemet vijnë nga Izraeli”.

Image

"Dhe kjo është ajo që ne kemi frikë, se Izraeli, për të kompensuar dështimet e tij në Gaza, po përpiqet të zgjerojë luftën," thotë ai.

Kur u pyet për t'iu përgjigjur dështimit të Izraelit për të konfirmuar përgjegjësinë për sulmin, Bou Habib tha: "Sigurisht që ata e bënë atë, kush tjetër do ta bënte?".

Në një konferencë për media më herët, zëdhënësi i IDF, Daniel Hagari nuk do të komentonte drejtpërdrejt vrasjen e Saleh al-Arouri, por tha se ushtria izraelite ishte në gjendje gatishmërie të lartë./ar.sh/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco