Raketa ruse godet kishën në Odesa, prifti shpëton për pak sekonda

Raketa ruse godet kishën në Odesa, prifti shpëton për pak sekonda

09:46, 31/12/2023
A+ Aa A-

Një klerik i cili po udhëhiqte meshën në një kishë në Odesa për pak sa nuk e pësoi me jetë, kur një raketë ruse godet kulmin e objektit.

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur prifti në Odesa i shpëton një copëze betoni, që shkëputet nga kulmi kur një raketë ruse godet kishën.

Sipas autoriteteve ukrainase, nga ky sulm kanë humbur jetën të paktën 28 persona dhe dhjetëra tjerë janë plagosur në tërë territorin e Ukrainës.

Po konsiderohet si sulmi më i madh ajror nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë dhe sipas liderëve perëndimorë, me këtë veprim Putini po i tregon botës se dëshiron ta shkatërrojë plotësisht Ukrainën.

Luftimet në të gjithë territorin e Ukrainës po vazhdojnë, ku nga të dyja palët raportohet çdo ditë për të vrarë dhe plagosur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco