Kryeministri izraelit: Lufta në Gaza do të vazhdojë për muaj të tërë!

Kryeministri izraelit: Lufta në Gaza do të vazhdojë për muaj të tërë!

08:50, 31/12/2023
A+ Aa A-

Lufta e Izraelit kundër Hamasit është në  "nivelin më të lartë dhe do të vazhdojë për muaj të tërë",  tha të shtunën kryeministri Benjamin Netanyahu, sipas Radios së Ushtrisë së Izraelit.

Komentet e tij vijnë pasi numri i të vdekurve në Gaza u rrit në gati 21,700 që nga fillimi i operacioneve ushtarake izraelite më 7 tetor, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza të drejtuar nga Hamasi.

Të paktën 165 njerëz janë vrarë gjatë ditës së kaluar dhe 250 të tjerë janë plagosur, tha të shtunën zëdhënësi i ministrisë Dr. Ashraf Al-Qudra.

Ministria ka konfirmuar vdekjen e të paktën 21,672 personave dhe plagosjen e të paktën 56,165, që nga fillimi i ofensivës së Izraelit në enklavë, sipas zëdhënësit. Rreth 70% e viktimave të luftës janë fëmijë dhe gra, tha Al-Qudra.

CNN nuk është në gjendje të konfirmojë në mënyrë të pavarur shifrat e dhëna nga ministria e Gazës, për shkak të aksesit të kufizuar në rajon dhe vështirësisë në verifikimin e numrave të saktë mes konfliktit të vazhdueshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco