Venezuela nis stërvitjen ushtarake, i trembet anijes luftarake britanike

Venezuela nis stërvitjen ushtarake, i trembet anijes luftarake britanike

13:06, 29/12/2023
A+ Aa A-

Venezuela i trembet një kërcënimi nga Mbretëria e Bashkuar ndaj ka nisur stërvitjen e forcave ushtarake. Me urdhër të presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro rreth 5600 ushtarë venezuelianë po marrin pjesë në shkollat e mesme ushtarake mbrojtëse.

Sipas tij, stërvitja po bëhet në përgjigje të provokimit dhe kërcënimit të Mbretërisë së Bashkuar, e cila dërgoi një anije luftarake në rajonin e Guajanës, në mes të konfliktit mbi rajonin e diskutueshëm të Essequibo.

“Urdhëroj aktivizimin e një stërvitjeje të përbashkët të të gjitha Forcave të Armatosura bolivariane në Karaiben lindore, në brigjet e Atlantikut, një veprim i përbashkët me natyrë mbrojtëse, në përgjigje të provokimit dhe kërcënimit të Mbretërisë së Bashkuar për paqen dhe sovranitetin kombëtar”, njoftoi Maduro në radio dhe televizion.

Presidenti i Venezuelës tregoi pamjet e anijeve luftarake dhe avionëve luftarakë që patrullonin zonën. Një muaj më parë, Venezuela zhvilloi një referendum për të marrë mendimin e popullit për pushtimin e rajonit të Essequibos në Guajana, një zonë mjaft e pasur më naftë, por që sipas presidentit Maduro i përket Venezuelës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco