Hapet Kutia e Pandorës/ Një zyrtare përjashton Trump nga fleta e votimit

Hapet Kutia e Pandorës/ Një zyrtare përjashton Trump nga fleta e votimit

10:50, 29/12/2023
A+ Aa A-

Një tjetër shtet në SHBA ka vendosur që emri i Donald Trump të mos jetë në fletën e votimit.

Por nëse në Kolorado, vendimi u mor nga Gjykata e Lartë e këtij shteti, në Mein vendimin e mori zyrtarja kryesore e zgjedhjeve.

Sekretarja e Shtetit, Shena Bellows tha se Trump nuk mund të garojë për shkak të rolit në trazirat e janarit 2021.

Stafi i Trump reagoi me ashpërsi, duke thënë se Bellows nuk mund të marrë një vendim të tillë, pasi është një majtiste e thekur dhe këtë e provon aktiviteti i saj në median sociale.

Por a mundet një zyrtare të përjashtojë ish-presidentin nga gara?

Kjo ka shtuar presionin që të ndërhyjë Gjykata Supreme e Amerikës.

Ekspertët thonë se ajo me shumë gjasë do i rrëzojë këto qëndrime, jo vetëm sepse anëtarët e saj janë më shumë konservatorë.

“Nuk ka asnjë mënyrë se si kjo gjë të qëndrojë,” tha ish-prokurori Joe Moreno për BBC.

“Është jashtëzakonisht arrogante që një zyrtare të vendosë në mënyrë të njëanshme se dikush ka kryer kryengritje. Kjo do krijojë një furi politike... ky është rezultati fatkeq i kësaj,” tha Moreno.

Rivalët republikanë të Trump e kanë kritikuar gjithashtu vendimin.

Ron DeSantis tha se ky vendim hap Kutinë e Pandorës, duke sugjeruar se tani të gjithë Sekretarët e Shteteve, të zgjedhur nga republikanët, kanë të drejtë të përjashtojnë presidentin Joe Biden nga gara për çështje të ndryshme.

Të tjerë zyrtarë të lartë republikanë thanë se ky është një kërcënim real për demokracinë në vend.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco