Shuhet në moshën 98-vjeçare, arkitekti i Bashkimit Europian modern, Jacques Delors

Shuhet në moshën 98-vjeçare, arkitekti i Bashkimit Europian modern, Jacques Delors

19:02, 27/12/2023
A+ Aa A-

Ish-presidenti i Komisionit Evropian, Jacques Delors është shuar në moshën 98-vjeçare.

Lajmin e bëri të ditur e bija.

Sipas BBC, Delors cilësohet si arkitekti i Bashkimit Europian modern.

Ai ndihmoi në krijimin e një tregu të vetëm, duke lejuar lëvizjen e njerëzve, mallrave dhe shërbimeve brenda bllokut.

Delors shërbeu nga viti 1985 deri në vitin 1995 dhe hodhi themelet e një monedhe të përbashkët evropiane, euros.

E bija e tij, Martine Aubry tha se ai vdiq në gjumë të mërkurën në mëngjes në shtëpinë e tij në Paris.

Presidenti francez, Emmanuel Macron e vlerësoi Delors, i cili ka shërbyer edhe si ministër i Financave në Francë, duke thënë se ai ishte një burrë shteti dhe një ‘mjeshtër me fuqi të pashtershme i Europës sonë’.

Delors shërbeu tre mandate si president i Komisionit Evropian, më gjatë se kushdo tjetër.

Ai ishte socialist francez dhe besonte fort në integrimin e pasluftës.

Përveç tregut të përbashkët dhe euros, në mandatin e tij u krijua edhe Marrëveshja e Shengenit për udhëtimet dhe programi Erasmus për shkëmbimin e studentëve.

Megjithatë, skeptikët e integrimit, veçanërisht në Mbretërinë e Bashkuar, e shihnin atë si simbol të ndërhyrjes së Brukselit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco