Degradon sherri për dhuratat e Krishtlindjeve, vëllezërit qëllojnë për vdekje motrën e tyre

Degradon sherri për dhuratat e Krishtlindjeve, vëllezërit qëllojnë për vdekje motrën e tyre

18:19, 27/12/2023
A+ Aa A-

Dy vëllezër adoleshentë janë arrestuar pasi qëlluan për vdekje motrën e tyre  gjatë një sherri për dhuratat e Krishtlindjeve në Florida.

Abrielle Baldwin, 23 vjeç, u qëllua në gjoks nga njëri nga vëllezërit, ndërsa ajo kishte prezent në dhomë edhe djalin e saj vetëm 10 muajsh. sipas autoriteteve amerikane, 23-vjeçarja pasi u qëllua me armë zjarri nga njëri prej vëllezërve, u qëllua edhe nga tjetri. “Debati nisi se kush do merrte më shumë dhurata dhe përfundoi në tragjedi”, tha Zyra e Sherifit të Qarkut Pinellas.

Mësohet se vëllai më i madh, i cili është 15 vjeç, hodhi armën dhe u largua nga vendi i ngjarjes. Ndërsa vëllai më i vogël, një 14-vjeçar, do të dërgohet në paraburgim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco