E krahasoi me Hitlerin, Netanyahu i kthehet ashpër Erdoganit: Ke kryer gjenocid kundër kurdëve

E krahasoi me Hitlerin, Netanyahu i kthehet ashpër Erdoganit: Ke kryer gjenocid kundër kurdëve

17:41, 27/12/2023
A+ Aa A-

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka dënuar deklaratën e presidentit turk, Recep Tayip Erdogan, i cili tha se ai nuk ndryshon nga “nazisti” Adolf Hitler.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Netanyahu deklaroi se Erdogan është personi i fundit, i cili mund të predikojë moral, shkruan Al Jazeera.

“Erdogan, i cili kryen gjenocid kundër kurdëve, i cili mban një rekord botëror për burgosjen e gazetarëve që kundërshtojnë sundimin e tij, është i fundit që mund të na predikojë moralin”, shkroi Netanyahu në platformën X.

Më herët, Erdogan tha se nuk ka “asnjë ndryshim” midis asaj që po bën Netanyahu në Gaza dhe asaj që kreu nazist Adolf Hitler bëri në Evropë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco