Kulla Eiffel mbyllet në 100 vjetorin e krijuesit të saj, zbulohet shkaku

Kulla Eiffel mbyllet në 100 vjetorin e krijuesit të saj, zbulohet shkaku

16:43, 27/12/2023
A+ Aa A-

Kulla Eiffel, një nga monumentet më të vizituara në botë, u mbyll të mërkurën për publikun pasi punëtorët hynë në grevë përpara negociatave për kontratën me qytetin e Parisit.

Greva e punonjësve përkoi me 100 vjetorin e vdekjes së krijuesit të kullës, Gustave Eiffel.

Sindikata Sete që menaxhon monumentin tha se punonjësit e kullës po protestonin “mënyrën aktuale të menaxhimit të saj”. Turistët mund të hyjnë vetëm në hapësirën e mbyllur me xham poshtë kullës.

Një nga vendet më të vizituara në botë, Kulla Eifel është zakonisht e hapur 365 ditë në vit. Kulla Eifel tërheq gati shtatë milionë vizitorë në vit, rreth tre të katërtat e tyre të huaj.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco