Editoriali i New York Times i shkruar nga kryebashkiaku i emëruar nga Hamasi ngjall zemërim

Editoriali i New York Times i shkruar nga kryebashkiaku i emëruar nga Hamasi ngjall zemërim

15:45, 27/12/2023
A+ Aa A-

New York Times provokoi një reagim të nxehtë pas publikimit të një shkrimi nga kryetari i bashkisë së qytetit të Gazës, i emëruar nga Hamasi. Në esenë e tij, Yahya Sarraj dënoi Izraelin për reagimin e tij ushtarak ndaj sulmit të Hamasit të 7 tetorit, duke e akuzuar atë për "shkatërrim të pamëshirshëm". Sipas ministrisë së shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi në Gaza, të paktën 20,000 njerëz janë vrarë nga ofensiva hakmarrëse e Forcave të Mbrojtjes të Izraelit në enklavë.

"Izraelitët kanë bërë hi edhe diçka tjetër: pasuritë kulturore të qytetit të Gazës dhe institucionet komunale", tha Sarraj, i cili thuhet se u emërua nga Hamasi në vitin 2019 pas një karriere në botën akademike. Ai shtoi se Izraeli kishte rrafshuar shumë nga tiparet kulturore të qytetit, duke përfshirë një bibliotekë dhe kopshtin zoologjik, dhe kishte shkatërruar "çfarëdo prosperiteti ekonomik" që kishte territori më i gjerë.

"Shkatërrimi i pamëshirshëm i Gazës... më ka copëtuar zemrën," tha zoti Sarraj.

Kritikët e vendimit të gazetës për të botuar artikullin reaguan shpejt.

"Pyes veten, a do të botonte NYT edhe një op-ed nga Al-Kaeda që do të justifikonte 11 Shtatorin? Sigurisht që jo, por nuk ka asnjë vijë të kuqe për urrejtjen ndaj hebrenjve të kësaj gazete", tha Arsen Ostrovsky, një avokat ndërkombëtar për të drejtat e njeriut.

"E pabesueshme. Ky është një kryetar bashkie i emëruar nga Hamasi", tha një tjetër kritik në rrjetet sociale.

"Ata therën dhe përdhunuan fqinjët e tyre dhe kanë guximin ta cilësojnë veten si viktima?"

Thirrje globale për presion

Në esenë e tij, e cila u botua më 24 dhjetor me titullin, "Unë jam kryebashkiaku i qytetit të Gazës. Jeta dhe kultura jonë janë në rrënoja", z. Sarraj u bëri thirrje "të gjithëve" që t'u bëjnë presion liderëve botërorë që të ndalojnë atë që ai e përshkroi si "shkatërrim të pamend" në Gaza.

"Pse palestinezët nuk mund të trajtohen në mënyrë të barabartë, si izraelitët dhe të gjithë popujt e tjerë në botë?" pyeti ai. "Pse nuk mund të jetojmë në paqe dhe të kemi kufij të hapur dhe tregti të lirë? Palestinezët meritojnë të jenë të lirë dhe të kenë vetëvendosje."

Kundërshtarët e artikullit argumentuan se kërkesa e tij ishte absurde, duke pasur parasysh vdekjen dhe shkatërrimin e shkaktuar nga Hamasi gjatë bastisjes së tij në Izrael.

"Kryebashkiaku i qytetit të Gazës, i emëruar nga Hamasi, ankohet për shkatërrimin e tmerrshëm të luftës totale që populli i tij filloi më 7 tetor," tha Mark Humphrys, një përdorues i vetëshpallur pro-izraelit i rrjeteve sociale.

"Pse nuk mund të jetojmë në paqe dhe të kemi kufij të hapur dhe tregti të lirë?" pyet ai në mënyrë të çuditshme. Është për shkak se njerëzit tuaj përdhunuan, torturuan dhe masakruan komunitetet e pambrojtura izraelite, në skena barbare infernale," shtoi zoti Humphrys.

Jeff Davis, një tjetër kritik i rubrikës, tha: "Askush nuk duhet të habitet. NY Times nuk raportoi për gjenocidin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe tani ata po u përgatit nazistëve të rinj një platformë për të përhapur urrejtjen dhe gënjeshtrat e tyre satanike."

Telegraph iu drejtua New York Times për koment.

Incidenti nuk është rasti e parë që gazeta ka ngjallur polemika me përmbajtjen e publikuar në faqet e saj. Në qershor 2020, publikoi një artikull nga senatori republikan Tom Cotton që bënte thirrje që trupat të përdoren kundër rebelëve në SHBA.

Lexuesit liberalë ishin të indinjuar. James Bennet, redaktori i atëhershëm i opinioneve, fillimisht mbrojti publikimin e artikullit të senatorit Cotton si një mjet për të reflektuar të gjitha anët e debatit para se të jepte dorëheqjen vetëm disa ditë më pas. /Telegraph

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco