OKB: Gjysma e Gazës është e uritur

OKB: Gjysma e Gazës është e uritur

08:41, 20/12/2023
A+ Aa A-

Gjysma e popullsisë së Gazës është e uritur dhe banorët shpesh kalojnë ditë të tëra pa ngrënë nën bombardimet e Izraelit ndaj enklavës me më shumë se 2 milionë njerëz, tha të martën një agjenci e Kombeve të Bashkuara.

"Sasia e ndihmës që kalon në Gaza nuk plotëson një pjesë të nevojave," tha Programi Botëror i Ushqimit (WFP) në një postim në X, dikur Twitter.

Vetëm 10% e ushqimit të kërkuar për Gazën ka hyrë në rrip gjatë 70 ditëve të fundit, tha Corinne Fleischer, Drejtoresha Rajonale e WFP për Lindjen e Mesme, Afrikën e Veriut dhe Evropën Lindore, në një  intervistë me CBC News të Kanadasë të dielën.

Dy javë më parë, WFP paralajmëroi se 97% e familjeve palestineze në veri të brezit dhe 83% në jug raportuan konsum të pamjaftueshëm të ushqimit.

Që atëherë, dhjetëra mijëra palestinezë të zhvendosur kanë mbërritur në guvernatorin më jugor të Gazës, Rafah, në kërkim të sigurisë, sipas Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA).

Të martën, WFP dërgoi pako ushqimore për 2,350 njerëz dhe ushqime të ngrohta për 1,750 të tjerë në Rafah, e cila është bërë zona më e dendur e populluar e Gazës, tha OCHA të mërkurën.

"Mijëra njerëz [në Rafah] rreshtohen përpara qendrave të shpërndarjes së ndihmës që kanë nevojë për ushqim, ujë, strehim dhe mbrojtje, mes mungesës së banjove dhe objekteve adekuate të ujit dhe kanalizimeve në vendet e zhvendosjes informale dhe strehimoret e improvizuara," tha OCHA.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco