Kreu i ushtrisë belge paralajmëron për rrezikun e një lufte me Rusinë: Evropa duhet të përgatitet

Kreu i ushtrisë belge paralajmëron për rrezikun e një lufte me Rusinë: Evropa duhet të përgatitet

14:25, 19/12/2023
A+ Aa A-

Komandanti i Përgjithshëm i Ushtrisë së Belgjikës, Michael Hofman, pas vizitës së ushtarëve belg të dislokuar në Rumani, ka paralajmëruar për rrezikun e mundshëm të një konflikti me Rusinë.

Sipas tij ky është një skenar i frikshëm edhe pse një luftë në shkallë të plotë me Rusinë ishte diçka që dukej e paimagjinueshme përpara pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

“Kemi arsye për t’u shqetësuar. Rusët kanë demonstruar tashmë gatishmërinë e tyre për të sulmuar fqinjët”, ka thënë Hofman për televizionin publik belg, VRT.

Aktualisht, Rusia është e angazhuar vetëm në një front: Ukrainën, shkruan më tej VRT, duke theksuar se ka një rritje të tensioneve në mes të vendeve të Ballkanit Perëndimor – Kosovë dhe Serbisë –  ngre frikën për hapjen e një fronti të dytë në këtë pjesë të botës, me Rusinë që synon të zgjerojë ndikimin e saj.

“Putin ka marrëdhënie të shkëlqyera me disa vende të rajonit, si Serbia, e cila po demonstron gjithnjë e më shumë dëshirën e saj për kontroll dhe zgjerim në rajonet Ballkanit me shumicë serbe (Bosnje-Hercegovinë dhe Kosovë)”, potencon televizionin publik belg.

Prandaj shefi belg i Mbrojtjes nuk ka përjashtuar asnjë skenar duke deklaruar se “Evropa duhet të përgatitet urgjentisht. Ata që aspirojnë paqen do të bënin mirë të përgatiteshin për luftë, në mënyrë që të bindnin Rusinë nga hapja e një konflikti paralel me konfliktin në Ukrainë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco