VIDEO/ Ja momenti kur shpërthen vullkani/ A rrezikohen fluturimet?

10:35, 19/12/2023
A+ Aa A-

Ky është momenti i shpërthimit të një vullkani në gadishullin Reykjanes në jugperëndim të Islandës.

Shpërthimi erdhi pas javësh me aktivitet sizmik në këtë zonë.

Më shumë se 4 mijë persona janë evakuuar nga qyteza e Grindavikut dhe banjot termale pranë Lagunës Blu janë mbyllur.

Megjithatë, një ekspert tha për BBC se ky shpërthim vullkani nuk do të sjellë ndërprerjen e fluturimeve ajrore në Europë, siç ndodhi me shpërthimin e vitit 2010.

Shpërthimi i vullkanit mund të shihej edhe nga kryeqyteti Reykjavik, që është rreth 42 kilometra larg.

Autoritetet kanë paralajmëruar njerëzit që të qëndrojnë larg kësaj zone, edhe pse ka shumë guximtarë që po luajnë me ‘zjarrin’.

Shpërthimi i vullkanit në prill të vitit 2010 në Islandë shkaktoi mbylljen më të madhe të hapësirës ajrore evropiane që prej Luftës së Dytë Botërore, duke shkaktuar rreth 2.5 miliardë euro dëme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco