Bezos tregon se si është ndjenja e udhëtimit në hapësirë ku graviteti është zero

Bezos tregon se si është ndjenja e udhëtimit në hapësirë ku graviteti është zero

10:17, 19/12/2023
A+ Aa A-

Miliarderi Jeff Bezos tha se ndjesia e fluturimit në hapësirë ku graviteti është zero ishte si ‘rikthimi në mitër’.

Bezos udhëtoi në hapësirë për pak minuta në korrik të vitit 2021 si pjesë e udhëtimit të parë hapësinor me pasagjerë me kapsulën e Blue Origin, transmeton Telegrafi.

Ai këtë udhëtim disa-minutësh në hapësirë e kishte bërë së bashku me vëllain e tij Mark dhe dy pasagjerë të tjerë.

Së fundmi ishte ftuar në podcastin e Lex Fridman, i cili foli për këtë eksperiencë interesante dhe gjithashtu tregoi se si ishte ndjenja të udhëtoje në hapësirë.

“Do t’ju them diçka shumë interesante: graviteti zero dukej si diçka shumë e natyrshme. Nuk e di, ndoshta sepse dukej sikurse kthimi në mitër”, tha ai në podcast.

Më pas Fridman ia ktheu në formë qesharake gjatë bisedës duke i thënë se Bezos “konfirmoi se ishte alien”. /Telegrafi/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco