Udhëheqësja e Tajvanit shpreh ngushëllime mes tensioneve në rajon

Udhëheqësja e Tajvanit shpreh ngushëllime mes tensioneve në rajon

10:15, 19/12/2023
A+ Aa A-

Udhëheqësja e Tajvanit ka lënë mënjanë tensionet e vendit të saj me Kinën për të shprehur ngushëllime për familjet e 118 personave të vrarë nga tërmeti.

Tsai Ing-wen ofroi gjithashtu ndihmën e qeverisë së saj për operacionin e kërkim- shpëtimit dhe ndihmës.

“Ngushëllimet e mia të sinqerta për të gjithë ata që kanë humbur të dashurit në tërmetin e fundit në Kinën veriperëndimore. Lutemi që të gjithë të prekurit të marrin ndihmën që u nevojitet dhe shpresojmë për një shërim të shpejtë. Tajvani është i gatshëm të ofrojë ndihmë në përpjekjet për reagim ndaj fatkeqësive.”- shkroi ajo në “X”.

Kina nuk ka deklaruar nëse do të kërkojë ndihmë nga ekipet jashtë shtetit.

Tensionet midis Taipeit dhe Pekinit janë acaruar gjithnjë e më shumë vitet e fundit pasi Kina kërkon të ushtrojë pretendimet e saj për sovranitet mbi Tajvanin me presion politik dhe ushtarak.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco