Zelensky: Sanksionet e reja të Bashkimit Evropian do të zvogëlojnë bazat ekonomike të Rusisë për luftë

Zelensky: Sanksionet e reja të Bashkimit Evropian do të zvogëlojnë bazat ekonomike të Rusisë për luftë

08:53, 19/12/2023
A+ Aa A-

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha sot se sanksionet e reja të vendosura ndaj Moskës nga Bashkimi Evropian, do të “ulin me të vërtetë” bazën ekonomike të Rusisë për luftë kundër vendit të tij.

Sot, BE-ja miratoi paketën e 12-të të sanksioneve kundër Rusisë, e cila përfshin kryesisht ndalimin e importit të diamanteve ruse në Bashkimin Evropian.

Vendet e BE-së e konfirmuan atë paketë të premten, në margjinat e samitit evropian, por ajo nuk mundi të miratohej për shkak të rezervave të Austrisë, të cilat më pas janë hequr.

Është paketa e 12-të që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt 2022, e presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen, tha se Bashkimi vazhdon të mbështesë Ukrainën.

“E gjithë kjo me të vërtetë do të ndihmojë në reduktimin e bazës ekonomike të luftës”, tha Zelensky në fjalimin e tij.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë me partnerët tanë për të siguruar që sanksionet e vendosura nga Evropa të funksionojnë globalisht”, shtoi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco