Kërcënimet për bombë në Spanjë anulojnë mësimin në disa shkolla ndërkombëtare

Kërcënimet për bombë në Spanjë anulojnë mësimin në disa shkolla ndërkombëtare

14:09, 18/12/2023
A+ Aa A-

Spanja është e fundit nga disa vende evropiane që kanë marrë kërcënime me bomba kundër shkollave të saj muajt e fundit.

Disa shkolla ndërkombëtare në Spanjë anuluan mësimet të hënën pasi morën kërcënime për bombë me email, duke lënë mijëra studentë në shtëpi.

“Ne morëm një e-mail për një kërcënim me bombë mbrëmë (të dielën) në orën 23:00”, tha Noël Jegou, drejtori i shkollës së mesme franceze Molière në Zaragoza. “Njoftuam policinë si dhe ambasadën franceze në Spanjë,” vazhdoi ai, duke shtuar se shkolla nuk do të rihapet derisa autoritetet ta kenë zgjidhur situatën. Rreth 1000 nxënës janë regjistruar në shkollën e mesme franceze, njofton Euronews.

Një tjetër shkollë e mesme franceze, Jules Verne në Tenerife, mori një kërcënim të ngjashëm gjatë natës midis të dielës dhe të hënës, megjithëse drejtori i institutit nuk dha detaje për natyrën e kërcënimit.

Prindërit e nxënësve që ndiqnin një shkollë britanike në Madrid, St George's School, morën "një e-mail gjatë natës ku thuhej se një bombë ishte vendosur në shkollë".

Sipas drejtuesve të shkollës, i njëjti mesazh shkoi në disa shkolla në kryeqytetin spanjoll në të njëjtën ditë. Shkolla tha se policia besonte se kërcënimet ishin pjesë e një "serie alarmesh të rreme".

Nuk është hera e parë që diçka e ngjashme ndodh në Spanjë dhe Evropë. Javën e kaluar, shkolla britanike Kensington në Barcelonë gjithashtu mori "një kërcënim me e-mail", sipas drejtuesve të shkollës, por çdo rrezik u përjashtua më vonë nga oficerët e policisë pasi kontrolluan godinën.

Në Francë, qindra alarme të rreme për bomba ndërprenë punën në aeroporte, stacione trenash, shkolla, kolegje dhe shkolla të mesme për disa muaj gjatë vitit të kaluar, duke i detyruar autoritetet t’i mbyllnin objektet ndërkohë që vlerësonin rrezikun aktual. Sipas Ministrisë së Arsimit të vendit, që nga fillimi i vitit ka pasur gjithsej 788 alarme në shkollat franceze.

Lituania është përballur me një problem të ngjashëm. Në fillim të këtij muaji, policia e vendit tha se Lituania po përballej me një "sulm informacioni" pasi dhjetëra shkolla dhe institucione të tjera publike kishin marrë qindra kërcënime me bomba për tre muaj rresht./ar.sh/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco