VIDEO/ Tetë të vdekur dhe dhjetëra të lënduar nga shpërthimi në depon e karburanteve ne kryeqytetin e Guinesë

VIDEO/ Tetë të vdekur dhe dhjetëra të lënduar nga shpërthimi në depon e karburanteve ne kryeqytetin e Guinesë

11:24, 18/12/2023
A+ Aa A-

Të paktën tetë persona kanë gjetur vdekjen dhe 84 u lënduan pas një shpërthimi në një terminal nafte në kryeqytetin e Guinesë, Conakry herët të hënën, tha një oficer i lartë policie.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, oficeri tha se numri i raportuar ishte i përkohshëm, duke shtuar se zjarri po frenohej.

Shpërthimi në terminalin e vetëm të naftës të vendit të Afrikës Perëndimore, tronditi rrethin administrativ Kaloum në qendër të qytetit Conakry, duke bërë që të thyhen edhe dritaret e disa shtëpive aty pranë dhe duke detyruar qindra të largohen nga zona, sipas një dëshmitari të Reuters.

Ndërkohë një zjarr i madh dhe tym i zi mund të shihej nga kilometra larg, ndërsa zjarrfikësit nxituan në zonë – teksa disa kamionë cisternë u larguan nga depoja, të shoqëruar nga ushtarë dhe policë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco