Lufta Izrael -Hamas: Civilët plaçkisin kamionët me ndihma në pikën kufitare, ndërsa Evropa kërkon armëpushim

Lufta Izrael -Hamas: Civilët plaçkisin kamionët me ndihma në pikën kufitare, ndërsa Evropa kërkon armëpushim

09:50, 18/12/2023
A+ Aa A-

Të gjitha zhvillimet e fundit nga lufta e Hamasit në Izrael.

Civilët e dëshpëruar u zënë pritë, kamionëve me ndihma

Kamionët që transportonin ndihma nëpër pikën e kalimit kufitare Rafah të dielën u mësynë nga civilë të Gazës, në mes të një krize të tmerrshme humanitare.

Ata morën ndihmat nga organizatat ndërkombëtare dhe ua hidhnin kutitë turmave në rrugë. Njerëzit i ndoqën gjithashtu automjetet dhe kutitë e ndihmave ranë poshtë në rrugë.

Disa kamionë të etiketuar "Ndihma e Emirateve të Bashkuara Arabe" u mbrojtën nga burra të armatosur me shkopinj, të cilët qëndruan në majë të automjeteve ndërsa kalonin.

Incidenti nxjerr në pah situatën gjithnjë e më të dëshpëruar me të cilën përballen civilët në Gaza pas më shumë se dy muajsh bombardime izraelite.

Kombet e Bashkuara paralajmëruan javën e kaluar se njerëzit në Gaza janë aq "të dëshpëruar për ushqim" saqë po i ndalojnë kamionët me ndihma dhe po hanë menjëherë atë që gjejnë.

Gaza  pati ndërprerje të komunikimit për të katërtën ditë radhazi të hënën – më e gjata nga disa ndërprerje gjatë rrjedhës së luftës.

Grupet e ndihmës thonë se ndërprerjet e energjisë ndërlikojnë përpjekjet e shpëtimit dhe e bëjnë edhe më të vështirë monitorimin e numrit të civilëve të luftës.

Rreth tre të katërtat e 2.3 milionë njerëzve të territorit janë zhvendosur, në disa raste disa herë, që kur Izraeli filloi luftën e tij në përgjigje të sulmit të Hamasit më 7 tetor.

Evropa bën thirrje për armëpushim

Një grup ligjvënësish evropianë bëri thirrje të dielën për një armëpushim në Gaza pas udhëtimit të tyre në vendkalimin Rafah për të parë se si ndihma evropiane po shkon te palestinezët.

Ligjvënësit janë nga Franca, Suedia dhe Irlanda dhe janë të lidhur me grupin parlamentar të qendrës “Rinovo Europe”.

Christophe Grudler, një ligjvënës francez dhe kreu i delegacionit, tha se ka përparim drejt idesë së një armëpushimi midis Izraelit dhe Hamasit.

"Ne po bëjmë përparim dhe ekziston një dëshirë pothuajse e përgjithshme për të arritur këtë armëpushim për të mirën e popullatës civile të Gazës nga njëra anë, por edhe për të gjetur një zgjidhje për pengjet që janë në duart e Hamasit," tha Grudler në Kajro.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes do të vizitojë Izraelin

Sekretari amerikan i mbrojtjes do të shkojë në Izrael për të vazhduar diskutimet mbi një afat kohor për përfundimin e luftës së Hamasit në Izrael.

Zyrtarët izraelitë dhe amerikanë kanë folur për një tranzicion në sulme më të synuara që synojnë vrasjen e udhëheqësve të Hamasit dhe shpëtimin e pengjeve, pa thënë se kur do të ndodhte.

Hamasi ka thënë se nuk do të lirohen më pengje derisa të përfundojë lufta dhe se në këmbim do të kërkojë lirimin e një numri të madh të të burgosurve palestinezë, duke përfshirë militantë të profilit të lartë.

Hamasi liroi më shumë se 100 nga më shumë se 240 pengjet e kapur më 7 tetor. Ata u shkëmbyen me shumë të burgosur palestinezë gjatë një armëpushimi të shkurtër në nëntor.

Pothuajse të gjithë të liruarit nga të dyja palët ishin gra dhe të mitur. Izraeli ka shpëtuar një peng./ar.sh/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco