Vrasja që tronditi Amerikën/ Autori ishte liruar nga prokurori i Sorosit

Vrasja që tronditi Amerikën/ Autori ishte liruar nga prokurori i Sorosit

09:26, 18/12/2023
A+ Aa A-

Një tjetër vrasje trondit Amerikën dhe sërish një prokuror i Sorosit është në qendër të kritikave.

Një person i pastrehë qëlloi për vdekje një tjetër të pastrehë në Austin të SHBA.

Por Hilaroi Adrian, 56-vjeç, ishte liruar nga burgu në prill të këtij viti, edhe pse kishte një historik të pasur sulmesh të dhunshme.

Ai ishte liruar nga prokurori Jose Garza, një prokuror i mbështetur dhe financuar nga miliarderi majtist George Soros.

Autori i krimit ishte liruar përkundrejt pagesës së garancisë prej 1 dollarë.

Por vetëm pak kohë pasi doli në rrugë, ai vrau një person.

Soros kishte dhuruar gati 1 milion dollarë për zgjedhjen e prokurorit Jose Garza.

Kujtojmë se para pak ditësh, një masakër tronditi SHBA-në. Edhe në këtë rast, autori që vrau gjashtë persona, ishte liruar nga burgu nga një grup i mbështetur nga Sorosi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco