Hamasi: Nuk lirojmë pengje pa armëpushim

Hamasi: Nuk lirojmë pengje pa armëpushim

16:23, 17/12/2023
A+ Aa A-

Hamasi është zotuar se nuk do të futet në negociata për shkëmbimin e mëtutjeshëm të burgosurve pa armëpushimin e ushtrisë izraelite në Gazë, ka bërë sot të ditur ky grup militant palestinez.

“Hamasi rithekson qëndrimin se nuk do të futet në negociata për shkëmbimin e të burgosur përveç nëse agresioni kundër popullit tonë ndalet njëherë e përgjithmonë”, kanë thënë nga Hamasi.

Mesazhi vjen ndërsa Katari përpiqet të ndërmjetësojë mes Izraelit dhe Hamasit për të vendosur një pauzë të re humanitare në Rripin e Gazës.

Zyrtarë të lartë izraelitë dhe të Katarit thuhet se janë takuar në Norvegji ditët e fundit, për të diskutuar shkëmbimin e pengjeve të mbetura të rrëmbyer nga Hamasi me të burgosur palestinezë në burgjet izraelite. Asnjëra palë nuk i ka konfirmuar këto pretendime.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha të shtunën mbrëma se presioni ushtarak ndaj Hamasit duhet të vazhdojë për të siguruar fitoren dhe kthimin e të gjithë të rrëmbyerve.

Muajin e kaluar, Izraeli dhe Hamasi ranë dakord për një armëpushim të ndërmjetësuar nga Egjipti dhe Katari.

Armëpushimi zgjati një javë dhe lejoi lirimin e 105 pengjeve. Në këmbim, Izraeli liroi 240 të burgosur palestinezë nga burgjet izraelite. Sipas vlerësimeve izraelite, në Gaza ka ende 112 pengje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco