Nadia Calvino e Spanjës fiton luftën për të drejtuar Bankën e Investimeve të BE-së Nadia Calviño majtas dhe Margrethe Vestager në maj

Nadia Calvino e Spanjës fiton luftën për të drejtuar Bankën e Investimeve të BE-së

13:20, 08/12/2023
A+ Aa A-

Ministrja e Financave të Spanjës, Nadia Calviño, është emëruar Presidente e ardhshme e Bankës Evropiane të Investimeve (BEI), duke i dhënë kështu zgjidhje një mosmarrëveshje të diskutueshme dhe afatgjatë midis Mministrave të Financave të BE-së.

Vincent van Peteghem, ministri belg që kryeson Bordin e Guvernatorëve të huadhënësit publik, u tha gazetarëve se Ministrat e Financave kishin dhënë "konsensus" mbi kandidaturën e saj.

Nadia Calviño do të jetë "një presidente e fuqishme e ardhshme i BEI, bankës më të madhe të investimeve në botë", tha Van Peteghem. “I uroj asaj gjithë të mirat”.

Vetë Nadia Calviño u tha gazetarëve se ishte "mirënjohëse dhe e nderuar" që kishte mbështetjen e kolegëve të saj. "Kjo mbështetje pasqyron respektin, vlerësimin dhe udhëheqjen që kemi fituar me punën e vështirë dhe intensive të vitit të kaluar."

Nadia Calviño, më parë një zyrtare e Komisionit Evropian, ka luftuar përballë znj. Margrethe Vestager të Danimarkës në garën për të kryesuar krahun huadhënës të BE-së.

Pozicioni do të jetë bosh kur Werner Hoyer i Gjermanisë të japë dorëheqjen në fund të dhjetorit.

Pozicioni ishte kontestuar ashpër – por Spanja kishte një letër të fortë. Nën presidencën e Këshillit të BE-së, e cila rrotullohet midis shteteve anëtare, Nadia Calviño ka kryesuar që nga korriku takimet e Ministrave të Financave – që me shumë mundësi i dhanë asaj një dorë për të fituar mbështetje.

Kurse Margrethe Vestager ka qenë që nga viti 2014 zbatuesi kryesor antitrust i BE-së, duke marrë përsipër kompanitë e mëdha të teknologjisë si Apple, Google dhe Facebook – por u tërhoq përkohësisht në shtator për të bërë fushatë për rolin e BEI. Në një postim në rrjetin X, znj. Vestager konfirmoi se tani po e tërhiqte kandidaturën e saj dhe do të rifillonte detyrat në Komision.

Si një institucion i BE-së i financuar dhe i qeverisur nga 27 ministritë kombëtare të Financave të bllokut, Banka Europiane e Investimeve është riemërtuar së fundmi si banka e bllokut për klimën – në vitin 2019 duke premtuar të mbështesë me 1 trilion euro në investime të qëndrueshme dhe t’i japë fund financimit të karburanteve fosile si edhe duke financuar gjithashtu miliarda euro për rindërtimin e Ukrainës së shkatërruar nga lufta.

Nadia Calviño ka drejtuar më parë departamentin e buxhetit të BE-së dhe në vitin 2019 ishte kandidate për të drejtuar Fondin Monetar Ndërkombëtar, duke humbur në fund përballë Kristalina Georgieva të Bullgarisë./ar.sh/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco