Ushtria izraelite: Për çdo luftëtar të vdekur të Hamasit, dy civilë vriten

Ushtria izraelite: Për çdo luftëtar të vdekur të Hamasit, dy civilë vriten

09:21, 05/12/2023
A+ Aa A-

Për çdo luftëtar të Hamasit të vrarë në Rripin e Gazës, dy civilë vdesin, thanë dje oficerë të lartë ushtarakë izraelitë, duke folur në kushte anonimiteti. Një prej tyre tha se Hamasi po përdor civilët si mburoja njerëzore, duke theksuar se kjo është strategjia e tyre.

Numri gjithnjë e më i madh i viktimave dhe kriza humanitare në Gaza po shkaktojnë indinjatë dhe zemërim në nivel ndërkombëtar.

Nga ana e saj, Ministria e Shëndetësisë në Rripin e Gazës, ku sundon Hamasi, thekson se si pasojë e luftës së nisur nga Izraeli pas 7 tetorit, 16 mijë palestinezë kanë humbur jetën, ku 70% e tyre ishin gra dhe fëmijë.

Sipas autoriteteve izraelite, rreth 1200 njerëz, shumica prej tyre civilë, u vranë në sulmin e Hamasit në zonat jugore të Izraelit më 7 tetor, ndërsa 240 të tjerë u rrëmbyen dhe u dërguan në enklavën palestineze.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco