Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Pse shkoi Belinda Balluku në SPAK?

Kompleksi i tuneleve të Gazës, më i gjatë se metroja e Londrës

Kompleksi i tuneleve të Gazës, më i gjatë se metroja e Londrës

09:15, 05/12/2023
A+ Aa A-

Siç BBC e ka përmendur, ka lajme që sugjerojnë se ushtria izraelite mund të përdorë pompa të mëdha për të përmbytur me ujin e detit nga Mesdheu, tunelet e përdorura nga Hamasi dhe grupet e tjera të armatosura në Gaza.

Për të dhënë një ide të kompleksit të tunelit, ne kemi një hartë të Gazës me vija të kuqe që tregojnë se ku Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) thonë se ndodhet rrjeti nëntokësor i tuneleve të Hamasit.

Pas një periudhe konflikti në vitin 2021, Forca e Mbrojtjes së Izraelit tha se kishte shkatërruar më shumë se 100 km tunele në sulmet ajrore. Hamasi ndërkohë pretendoi se tunelet e tij shtriheshin 500 km dhe vetëm 5% u goditën.

Për t'i vënë këto shifra në perspektivë, metroja e Londrës është 402 km e gjatë dhe është kryesisht mbi tokë.

​​A ka mundësi që Izraeli t’i përmbytë tunelet e Hamasit me ujë deti?

Image

Izraeli ka ngritur pompa të mëdha në bregdet që mund të përdoren për të përmbytur tunelet e përdorura nga Hamasi dhe grupe të tjera të armatosura në Gaza dhe për të mposhtuar luftëtarët e kësaj organizate, thuhet në një artikull të Wall Street Journal.

Yolande Knell, gazetarja e BBC në Lindjen e Mesme tha se i ka kërkuar ushtrisë izraelite një koment. Vetë  BBC nuk ka qenë në gjendje ta verifikojë atë në mënyrë të pavarur.

Megjithatë, në vitin 2015, u pa sesi Egjipti përdori ujin e detit nga Mesdheu aty pranë për të përmbytur një rrjet prej qindra tunelesh përgjatë kufirit të tij me Gazën dhe për t'i dhënë fund një tregtie të fuqishme të kontrabandës.

Duke cituar zyrtarë amerikanë, Wall Street Journal thotë se ushtria izraelite e përfundoi instalimin e pesë pompave në veri të qytetit të Gazës në mes të muajit të kaluar. Gazeta thotë se ata mund të përmbytin rrjetin e gjerë të tuneleve që shtrihen në territorin palestinez brenda disa javësh.

Një faktor ndërlikues do të ishin pengjet izraelite që Hamasi thotë se i ka fshehur në "vende dhe tunele të sigurta".

Përpjekjet për të pompuar ujë të kripur në zona të mëdha në të gjithë Gazën mund të dëmtojnë gjithashtu ujërat nëntokwsore duke ndotur rezervën e saj kryesore ujore./ar.sh/SYRI.NET

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco