VIDEO/ Momentet shokuese kur punonjësi bie nga dera e avionit kur nuk kuptoi se shkallët ishin larguar

VIDEO/ Momentet shokuese kur punonjësi bie nga dera e avionit kur nuk kuptoi se shkallët ishin larguar

17:26, 16/05/2024
A+ Aa A-

Pamje dramatike si dhe qesharake u publikuan sot nga një hyrje aeroporti në Indonezi, ku një punonjës i pavëmendshëm bie nga disa metra lartësi në pistë.

Anëtari i ekuipazhit nuk e kishte idenë se kolegët ne toke kishin larguar shkallët e zbritjes nga mjeti TransNuse Airbus që kishte përfunduar zbarkimin. Ai shihet duke folur me dikë brenda avioni teksa nis të dalë.


Por stafi kishin larguar tashmë shkallët e lëvizshme dhe ai bie ashpër në asfaltin disa metra poshtë.

Megjithë disa plagë të pësuara burri raportohet se është jashtë rrezikut për jetën, shkruajnë mediat vendase.

Zyrtarët e aeroportit të Xhakarta thanë se po hetojnë incidentin dhe se do të marrin masa që diçka e tillë të mos përsëritet në të ardhmen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco