Dhoma e Përfaqësuesve përjashton ligjvënësin George Santos

Dhoma e Përfaqësuesve përjashton ligjvënësin George Santos

19:09, 01/12/2023
A+ Aa A-

Ligjvënësit e Dhomës së Përfaqësuesve votuan për të përjashtuar kolegun e tyre George Santos, i cili është vënë nën akuzë për korrupsion dhe shpërdorim të fondeve të fushatës.

Ligjvënësit mbështetën përjashtimin e menjëhershëm të tij me 311 vota pro dhe 114 kundër, duke i dhënë fund karrierës së shkurtër të republikanit nga Nju Jorku, në Dhomën e Përfaqësuesve.

Pak para votimit, Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve Mike Johnson tha se do të votonte kundër përjashtimit, siç njoftoi një ndihmës i tij.

35 vjeçari Santos ka nxitur polemika që kur u zgjodh në nëntor të 2022. Ai ka pranuar se ka gënjyer mbi biografinë e tij dhe hetuesit federalë e akuzojnë atë shpërdorim të fondeve të fushatës dhe mashtrim të donatorëve.

Zoti Santos ka deklaruar se është i pafajshëm për të gjitha këto akuza.

Ligjvënësi Santos u kishte mbijetuar dy votimeve të mëparshme për shkarkimin e tij nga detyra.

Por, një raport i publikuar nga Komisioni i Etikës në Dhomën e Përfaqëseusve, në nëntor, pas një hetimi disa mujor, shkaktoi reagime të reja nga ligjvënësit.

Raporti përmbante kritika të shumta ndaj zotit Santos, duke thënë se ai “është përpjekur të përfitonte financiarisht përmes mashtrimeve nga çdo aspekt i kandidaturës së tij për ligjvënës”.

Ligjvënësi Santos përballet me 23 akuza, përfshirë ato për vjedhje të identitetit të donatorëve të fushatës së tij dhe më pas përdorimin e kartave të tyre të kreditit për shpenzime të paautorizuara me vlerë prej dhjetëra mijëra dollarësh./ VOA/ 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco