Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e opozitës para Bashkisë Tiranë kundër aferës '5D'

'Kolos modern i skenës botërore' karriera si diplomat e Henry Kissinger e përmbledhur me një video

'Kolos modern i skenës botërore' karriera si diplomat e Henry Kissinger e përmbledhur me një video

09:44, 01/12/2023
A+ Aa A-

Henry Kissinger, një ish-sekretar i shtetit i SHBA-së, i cili luajti një rol imperativ gjatë Luftës së Ftohtë, ndërroi jetë ditën e djeshme në moshën 100-vjeçare.

Ish-diplomati, i cili ndihmoi për t'i dhënë fund përfshirjes amerikane në Luftën e Vietnamit, ndërroi jetë në shtëpinë e tij në Konektikat.

Gjishashtu Kissinger vazhdonte të launte një rol kyç në politikën e jashtme amerikane pas largimit nga detyra në mesin e viteve 1970.

Në vitin 1973, ai u nderua bashkërisht me Çmimin Nobel për Paqen për punën e tij për t'i dhënë fund Luftës së Vietnamit.

Dhe në vazhdën e kujtimeve të Kissinger, kanali britanik i lajmeve 'Gbnews' ka publikuar një video ku ka bërë të gjithë rezumenë e veprimtarisë së tij si diplomat. 

Videoja flet për të gjitha ngjarjet që shënjuan karrierën e Kissinger, ngjarje të cilat shpjegon dhe më gjërë  gazetarja e këtij kanali. 

Gazetarja: Fraza "veteran i politikës" shpeshherë teprohet me përdorimin e saj, por në rastin e Henri Kisinxherit nuk mund të jetë më me vend. Ai ishte një kolos modern i skenës botërore, jeta e të cilit u shtri në shekullin 20 dhe 21. Ai formësoi disa nga ngjarjet diplomatike më të rëndësishme botërore. Si këshilltar për sigurinë kombëtare të Amerikës dhe më pas si Sekretar Shteti, ai drejtoi politikën e jashtme amerikane në fazat e vona të Luftës së ftohtë.

Henri Kisinxher: Është e domosdoshme për Shtetet e Bashkuara të ketë prani fizike në zonën e Oqeanit Indian në mënyrë që të mos shihen vetëm sovjetikë dhe forca të deleguara sovjetike.

Gazetarja: Ai ndihmoi për të nxjerrë Amerikën nga Vietnami dhe ëatergate, por jo pa kosto. Ai u akuzua më pas për mbikëqyrjen e krimeve të luftës në bombardimin e Kamboxhias dhe ndonëse ndau çmimin Nobel të Paqes bashkë me vietnamezo-veriorët…

Henri Kisinxher: Asgjë që më ka ndodhur në jetën publike nuk më ka prekur më shumë se ky çmim.

Gazetarja: Ai u përpoq, por pa sukses, ta kthente çmimin pas rënies së Saigonit. Megjithatë, ai u sigurua që paratë e çmimit t'i shpërndaheshin familjeve të personelit ushtarak të rënë ose të zhdukur amerikan. Ndikimi i tij u shtri nga Amerika Latine në Lindjen e Mesme dhe arritja e tij më e madhe ishte ndoshta hapja rrugë e një epoke të re në marrëdhëniet kino-amerikane, duke i dhënë fund më shumë se dy dekadash izolimi kinez. Stenografia diplomatike që u adoptua përdoret ende ditët e sotme. Diplomacia shuttle, kanalet e pasme, procesi i paqes, ose frazat e tij, ku ndoshta më famëkeqja ishte observimi i tij që pushteti ishte afrodiziaku maksimal, diçka që ai e përdori me gusto me aleanca dhe me disa dëfrime në skenën botërore. Pavarësisht pamjes dhe të shprehurit të ngrysur, ai i bë një VIP që udhëton në luks. Por nën magjepsjen e tij, ishte gjithmonë vendosmëria dhe puna e madhe e një dijetari tejet inteligjent të Harvardit që kishte filluar t'i mësonte mësimet e historisë në moshë të re. Ai ka lindur në vitin 1923 në një familja gjermano-hebreje në Bavari. Kisinxheriu i vogël u rrah nga rinia hitleriane, por pas 15 vitesh, familja e tij arriti të arratisej e të niste një jetë të re në Amerikë. Ai u rekrutua në ushtrinë amerikane në trupat e inteligjencës dhe më pas mbikëqyri denazifikimin e Frankfurtit. Ai po shihte botën moderne duke u zhvilluar para syve të tij. Dhe e pa dhe e kuptoi që në vitet 1970. Fjalimet e tij paralajmëruan për impaktin e teknologjisë së informacionit.

Henri Kisinxher: Po sfidohemi nga një teknologji për të cilën nuk ka precedent.

Gazetarja: Në  vitin 2014, ai paralajmëroi se të folurit për anëtarësimin në NATO të Ukrainës pa e bërë fakt të kryer ishte me rrezik. Dhe në vitin 2022, ai u përqesh kur tha se Perëndimit i mungonte një strategji koherente për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Henri Kisinxher:Liria e Ukrainës që është ndërmarrë me kohezion të madh nga NATO…

Gazetarja: Ai jo vetëm i kishte marrë mësimet e historisë, por po i shkruante.

Henri Kisinxher: Dua t'ju them se sa domethënëse ka qenë për mua dhe nuk do t'ju harroj kurrë.   

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco