Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e opozitës para Bashkisë Tiranë kundër aferës '5D'

VIDEO/ Irani e fut sërish në burg, reperin që mbështeti me këngë protestat ndaj hixhabit

VIDEO/ Irani e fut sërish në burg, reperin që mbështeti me këngë protestat ndaj hixhabit

10:26, 01/12/2023
A+ Aa A-

Reperi iranian Toomaj Salehi ishte akuzuar më parë për korrupsion dhe qe liruar nga burgu vetëm dy javë më parë, pas më shumë se një viti në paraburgim.

Irani tani e ka futur sërish në burg reperin e njohur, më pak se dy javë pas lirimit të tij nga burgu me kusht.

Mizanonline.ir, një gazetë online e lidhur me organet gjyqësore të Iranit, tha se autoritetet e arrestuan Toomaj Salehi me një akuzë të re: "Përhapje të gënjeshtrave dhe dhunim të opinionit publik".

Salehi është i njohur kryesisht për këngët e tij protestuese në lidhje me çështjet shoqërore të Iranit dhe politikat e qeverisë së Republikës Islamike të Iranit - këngë si "Mouse Hole", "Turkmenchay" dhe "Pomegranate".

Ai u lirua nga burgu në mes të nëntorit pasi kaloi më shumë se një vit në paraburgim me akuza që mbështetësit e tij thanë se bazoheshin në muzikën e artistit hip-hop dhe pjesëmarrjen në protestat që shpërthyen në Iran për vdekjen e 22-vjeçares Mahsa Amini. Amini vdiq në paraburgimin e policisë së moralit të vendit pasi u ndalua se e mbante shumë lirshëm, mbulesën e kokës, hixhabin.

Thuhet se Salehi u akuzua për "veprimtari propagandistike kundër qeverisë, bashkëpunim me qeveritë armiqësore dhe formim të grupeve ilegale me qëllim të krijimit të pasigurisë në vend".

Videoja e tij e fundit muzikore në YouTube, e postuar para arrestimit të tij në 2022, kishte në tekst këto fjalë: "Krimi i dikujt ishte se vallëzoi me flokët që i valëviteshin në erë; Krimi i dikujt ishte se pati guxim dhe u kritikua.../ 44 vjet të qeverisjes suaj / Ky është viti e dështimit./ar.sh/SYRI.NET

Nëse sheh dhimbjen e njerëzve, por e hedh vështrimin tutje

Nëse sheh shtypjen e të shtypurve, por vendos të ikësh tutje

Nëse e bën nga frika ose për interesat e tua

Ti je dorë e tiranit, edhe ti je një kriminel!

Nëse e vë veten në gjumë kur ata bastisin shtëpitë

Nëse shqetësohesh për paratë kur ata po i marrin jetën rinisë

Nëse rri në mes e thua "politika, ç’duhet ajo?!"

Dije se s’ka vota të zbrazëta, nuk ka neutralitet kjo luftë, jo!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco