Gjermania dhe EBA 200 milionë dollarë për të kompensuar dëmet klimatike

Gjermania dhe EBA 200 milionë dollarë për të kompensuar dëmet klimatike

22:39, 30/11/2023
A+ Aa A-

Gjermania dhe Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) premtuan 200 milionë dollarë për të kompensuar vendet më të prekura nga ndryshimet klimatike.

Dhjetëra mijëra njerëz, duke përfshirë liderë botërorë, do jenë pjesë e bisedimeve në Konferencën vjetore të OKB-së për Ndryshimet Klimatike, e njohur si COP28, për dy javë.

Në ditën e parë të samitit, Gjermania dhe Emiratet e Bashkuara Arabe njoftuan se do të kontribuojnë me 100 milionë dollarë secila për të ndihmuar vendet më të prekura nga ndryshimet klimatike.

Këto kombe, si shtetet ishullore, presin që veçanërisht vendet e pasura të industrializuara të ndihmojnë pasi ato janë ndotësit më të mëdhenj.

Britania e Madhe, SHBA-ja dhe Japonia bënë gjithashtu premtime të vogla financiare.

“Britania e Madhe njoftoi ndihmën e saj prej 40 milion euro (50,6 milion dollarë) për fondin dhe 20 milion euro të tjera për nevoja të tjera, ndërsa Japonia kontribuoi me 10 milionë dollarë dhe SHBA-ja 17,5 milion dollarë”, njoftoi Shoqata e Shtypit të Britanisë (PA).

Kjo është hera e parë që paratë janë kanalizuar në fondin e humbjeve dhe dëmeve, i cili u ra dakord vitin e kaluar në bisedimet e klimës COP27 në Egjipt.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco