U gjet i vrarë me duar dhe këmbë të lidhura aktori i njohur, arrestohet një adoleshent

U gjet i vrarë me duar dhe këmbë të lidhura aktori i njohur, arrestohet një adoleshent

12:21, 24/11/2023
A+ Aa A-

Aktori 23-vjeçar, Kevin Munoz, që luajti në "Netflix" dhe "Apple TV", u gjet i vdekur në Kolumbi me duar dhe këmbë të lidhura, ndërsa autoritetet arrestuan një adoleshent si të dyshuar.

Sipas gazetës britanike "The Sun", trupi i torturuar i 23-vjeçarit, Kevin Andres Munoz Tovar u gjet të hënën në qytetin Tulua, me disa plagë me hanxhar.

Autoritetet kanë arrestuar një 19-vjeçar si të dyshuar për vrasjen brutale.

"Policia e Valles raporton se një 19-vjeçar është arrestuar falë informacioneve të dhëna në kohë nga qytetarët. 19-vjeçari dyshohet se ka marrë pjesë në vrasjen e Kevin Andres Munoz Tovar, një aktor i njohur i një filmi kolumbian. Personat që shkaktuan lëndimet më pas u larguan nga vendi i krimit, por falë informacioneve nga komuniteti, njëri prej tyre u arrestua", theksoi shefi i policisë.

23-vjeçari luajti në filmin e Netflix "Lavaperros", me regji të Carlos Moreno. Filmi fokusohet në konfliktin mes një njeriu që përballet me probleme financiare dhe një peshkaqeni huamarrës që dëshiron ta vrasë atë. Ishte gjithashtu pjesë e serisë "Apple TV Echo 3".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco