Egjipti: 90 kamionë me ndihma kanë hyrë në Gaza përmes kufirit Rafah

Egjipti: 90 kamionë me ndihma kanë hyrë në Gaza përmes kufirit Rafah

12:18, 24/11/2023
A+ Aa A-

Të paktën 90 kamionë ndihma kanë hyrë deri më tani në Gaza përmes pikës kufitare Rafah të premten, sipas një deklarate nga një zyrtar egjiptian në kufi për CNN.

Zyrtari deklaroi se kamionët ishin në mesin e 200 kamionëve të ndihmës që kishin hyrë në anën egjiptiane të vendkalimit të premten në mëngjes.

Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze tha se ekipet e saj morën dy ambulanca dhe 85 kamionë nga Gjysmëhëna e Kuqe egjiptiane të premten.

Kamionët përmbajnë ushqim, ujë, ndihma, furnizime mjekësore dhe medikamente.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco