Rishfaqet Kim Jong Un, Koreja e Veriut lëshon satelitin e parë spiun

Rishfaqet Kim Jong Un, Koreja e Veriut lëshon satelitin e parë spiun

09:11, 22/11/2023
A+ Aa A-

Televizioni shtetëror i Koresë së Veriut ka publikuar pamje të liderit Kim Jong Un teksa sheh e mbikëqyr personalisht lëshimin e satelitit të parë spiun të veriut. Zyrtarët në Korenë e Jugut dhe Japoni, thanë se e kanë të pamundur të verifikojnë, të paktën për momentin, se për ku është drejtuar sateliti, në Orbitë apo jo.

Zëdhënësja e Pentagonit, Sabrina Singh, tha se ushtria amerikane, po shqyrton nëse lëshimi ka qenë i suksesshëm apo jo. Televizioni shtetëror i Phenianit, KCNA, tha se sateliti, Malligyong-1, u lëshua nga fabrika e lëshimit të satelitëve Sohae të martën e 21 nëntorit dhe hyri në orbitë gjysmë ore më vonë.

Më herët, Koreja e Veriut, kishte njoftuar Japoninë se kishte planifikuar të dërgojë satelitë mes 22 nëntorit dhe 1 dhjetorit, pas 2 përpjekjeve më mëhershme këtë vit, për të lëshuar satelitët spiunë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco