Tajlanda shpreson për lajme të mira për njerëzit e vet peng në Gaza Shtetasit tajlandez që janë evakuuar nga Gaza

Tajlanda shpreson për lajme të mira për njerëzit e vet peng në Gaza

08:18, 22/11/2023
A+ Aa A-

Kryeministri i Tajlandës Srettha Thavisin thotë se shpreson se marrëveshja Izrael-Hamas do të sjellë "lajm të mirë" për 25 pengjet tajlandeze që mbahen në Gaza.

Tajlanda ka zhvilluar bisedime të veçanta me Hamasin për lirimin e shtetasve të saj. Javën e kaluar, negociatorët e Bangkok thanë se morën garanci se pengjet tajlandeze ishin "të sigurt".

Më shumë se 25,000 tajlandez punojnë në Izrael, kryesisht në bujqësi.

Nga sulmi i Hamasit në jug të Izraelit më 7 tetor u vranë 39 tajlandezë dhe 19 të tjerë u plagosën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco