Sulme të përgjakshme, 70 palestinezë humbin jetën në Gaza

Sulme të përgjakshme, 70 palestinezë humbin jetën në Gaza

12:15, 20/11/2023
A+ Aa A-

  Të paktën 70 persona kanë humbur jetën në një spital në Rripin jugor të Gazës pasi u trajtuan atje pas bombardimeve të Izraelit në qytetin Khan Younes të shtunën, thanë Mjekët pa Kufij (MSF). Dhjetëra pacientë, përfshirë fëmijë dhe adoleshentë, u trajtuan për “djegie të rënda” në Spitalin Nasser. Qyteti i Khan Younes është rreth 1 kilometër nga spitali, shtoi MSF, duke theksuar se gjithsej 122 pacientë u trajtuan në Nasser pas sulmit izraelit.

“Spitali është i mbipopulluar,” tha një organizatë joqeveritare për mediat lokale. Dje pasdite spitali kishte njoftuar se pothuajse 50 persona kishin vdekur. Ushtria izraelite nuk ka komentuar ende rreth këtij lajmi. Izraeli ka kërkuar prej javësh që palestinezët të largohen nga Rripi verior i Gazës dhe të lëvizin në jug, duke thënë se atje do të jenë më të sigurt.

Sipas shifrave të OKB-së, rreth 20,000 njerëz u zhvendosën më në jug të vendit gjatë së dielës. Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (Ocha) tha sot se shifra bazohet në vlerësimet e vëzhguesve të agjencisë në terren. Shumica e njerëzve udhëtonin me autobusë ose karroca të tërhequra nga gomarët, ndërsa të tjerët udhëtonin në këmbë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco