Soros lobon për pavarësinë e Skocisë/ Deputetët konservatorë: Mbaje hundën larg politikës britanike

Soros lobon për pavarësinë e Skocisë/ Deputetët konservatorë: Mbaje hundën larg politikës britanike

11:50, 20/11/2023
A+ Aa A-

Mediat britanike raportojnë se miliarderi kontrovers, George Soros është përfshirë edhe në komplotin për pavarësinë e Skocisë nga Britania e Madhe.

Gazeta britanike ‘Express’ shkruan se organizata e majtë e Sorosit, ‘Open Democracy’, ka mbështetur një konferencë të organizuar në fundjavë në Edinburg, ku mbështetet ndarja e Britanisë.

Motoja kryesore e konferencës ishte: “Rreziku më i madh për demokracinë është statuskuoja. Një konsensus dikur mbytës, por i qëndrueshëm britanik, tani është zëvendësuar nga një shtet gjithnjë e më autoritar që koordinon sulmet ndaj emigrantëve, lëvizjes punëtore dhe të drejtës për të protestuar”.

“Ndërkohë, Skocia është bllokuar në një bashkim të pavullnetshëm, Uellsi po përpiqet për më shumë autonomi dhe Irlanda e Veriut mbahet peng”.

Në konferencë ishin të pranishëm një numër politikanësh, që nga një udhëheqëse marksiste e deri te disa deputetë të gjelbër dhe laburistë.

“Por përfshirja e Sorosit ka ndezur kambanat e alarmit mes shqetësimeve se ai mund të mbështesë përpjekjet e ministrit të parë Humza Yousaf për të fituar pavarësinë e Skocisë. Teksa Mbretëria e Bashkuar i drejtohet votimeve, zoti Yousaf ka ristartuar planin e tij për pavarësinë dhe të premten zbuloi një letër të bardhë mbi anëtarësimin e Skocisë në BE. Ai tha se vendi do ketë një monedhë të veçantë,” shkruan gazeta.

Ky lajm ka sjellë reagime të ashpra nga deputetët konservatorë.

Deputeti konservator, Marco Longhi, tha: “Mendoj se Sorosi duhet ta mbajë hundën larg politikës britanike”.

“Vullneti i lirë i popullit shprehet në kutinë e votimit dhe kjo harrohet shumë lehtë nëse injorohet. Soros dhe paratë e tij nuk duhet të përfshihen në ndikimin dhe ndryshimin e ndonjë gjëje, për të cilën është rënë dakord përmes procesit tonë demokratik”, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco