BE dhe shtetet fqinje angazhohen të shtojnë kontrollin mbi peshkimin në Mesdhe dhe Detin e Zi

BE dhe shtetet fqinje angazhohen të shtojnë kontrollin mbi peshkimin në Mesdhe dhe Detin e Zi

11:22, 15/11/2023
A+ Aa A-

Ndër masat kryesore, BE-ja dhe vendet fqinje ranë dakord brenda Komisionit të Përgjithshëm të Peshkimit për Mesdheun që të marrin masa të reja për të gjurmuar aktivitetet e të gjitha flotave që peshkojnë në detin Mesdhe dhe Detin e Zi dhe për të ndarë planet e ndryshme shumëvjeçare të menaxhimit.

Mekanizmi i ri do të ndjekë rastet e mospërputhjes nëpërmjet masave të përshtatshme dhe proporcionale.

Për të konsoliduar përpjekjet e përbashkëta në Mesdhe dhe për të siguruar që masat të zbatohen në terren, një anije patrulluese e Agjencisë Evropiane të Kontrollit të Peshkimit do të vendoset në mënyrë të përhershme edhe këtë vit.

Në takimin e 46-të vjetor të Komisionit të Përgjithshëm të Peshkimit për Mesdheun, i cili u zhvillua midis 6-10 nëntorit në Split ë Kroacisët, BE-ja dhe vendet fqinje ranë dakord që të përforcojnë kushtet e barabarta në kontrollin dhe menaxhimin e peshkimit në Mesdhe dhe Detin e Zi.

Ky është një hap kyç për të siguruar që të gjithë operatorët e përfshirë në peshkim të ndjekin të njëjtat standarde, bazuar në parimet e Politikës së Përbashkët të Peshkimit.

Falë përpjekjeve të Komisionit Evropian, shteteve anëtare dhe më shumë se 12 shteteve të tjera bregdetare, Komisioni i Përgjithshëm i Peshkimit për Mesdheun miratoi njëzëri gjithsej 34 masa të përbashkëta.

BE-ja do të mbështesë zbatimin e masave dhe të Strategjisë së këtij komisioni deri në vitin 2030 me një grant vjetor prej 8 milionë eurosh.

Komisioneri i Mjedisit, Oqeaneve dhe Peshkimit Virginijus Sinkevičius tha: “Masat e dakorduara janë një vendim i përgjegjshëm i marrë së bashku nga vendet e BE-së dhe ato jashtë BE-së për menaxhimin e qëndrueshëm të peshkimit në Mesdhe dhe Detin e Zi. Me forcimin e kontrollit dhe përputhshmërisë së përbashkët, ne po sigurohemi që peshkatarët në rajon të mund të vazhdojnë peshkimin për një kohë afat të gjatë. Në të njëjtën kohë, këta janë hapa të rëndësishëm për mbrojtjen e ekosistemeve të brishta në këto dete.”/ar.sh.SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco