Gazetarët si ndihmës të terroristëve?

Gazetarët si ndihmës të terroristëve?

19:06, 09/11/2023
A+ Aa A-

Nga Marion Horn, BILD

Është një dyshim i tmerrshëm, i frikshëm: punonjësit e medieve me famë botërore mund të kenë marrë informacion paraprak për sulmet terroriste të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor dhe për këtë arsye ishin në gjendje të raportonin ekskluzivisht nga zona kufitare mes Gazës dhe Izraelit.

-Nëse kjo është e vërtetë, ata nuk duhet të kishin heshtur. Ata duhet të kishin dhënë menjëherë informacionet që kishin.

-Nëse kjo është e vërtetë, për ta lajmi ishte më i rëndësishëm sesa jetët njerëzore. Ose ata qëndruan dhe qëndrojnë fort në krah të terroristëve- ose në sytë e mi ata janë vetë terroristë.

-Nëse kjo është e vërtetë, atëherë 1400 izraelitët që u vranë brutalisht nga terroristët e Hamasit atë ditë, mund të ishin ende gjallë.

-Nëse kjo është e vërtetë, atëherë jo më shumë se 200 izraelitë të tjerë duhet të dridhen për jetën e tyre si pengje të Hamasit.

A mund të ishte parandaluar masakra nga një e dhënë paraprake?

Pyetja thelbësore është: Pse disa fotografë ishin mesa duket të pranishëm në agimin e 7 tetorit në zonën kufitare me Rripin e Gazës, pikërisht aty ku terroristët përparuan në territorin izraelit dhe filluan vrasjen e tyre? Nuk ka asnjë arsye tjetër përveç kësaj: Hamasi donte të sigurohej se triumfi i tij terrorist të përhapej në mbarë botën dhe informoi disa fotografë paraprakisht.

Unë në fakt nuk mund dhe nuk dua ta imagjinoj: sepse kjo do të thoshte se gazetarët dhe ndoshta edhe kontaktet dhe klientët e medieve ndërkombëtare do të kishin bashkuar forcat me terroristët e llojit më të keq- në vend që të informonin shërbimet izraelite të sigurisë dhe kështu ndodhsha të parandalonin masakrën.

Thjesht imagjinonin sikur më 30 nëntor 1989, terroristët e Fraksionit të Ushtrisë së Kuqe (RAF) të udhëzonin fotografët që të dilnin te cepi i rrugës në Bad Homburg, ku vranë me bombë shefin e ‘Deutsche Bank’, Alfred Herrhauesn. Ose sikur punonjësit e agjencisë gjermane të shtypit DPA ta dinin paraprakisht sulmin terrorist në Bretscheidplatz të Berlinit dhe të pozicionoheshin në përputhje me rrethanat.

Gazetarët e përfshirë në Lindjen e Mesme dhe klientët e tyre mund të pastrojnë lehtësisht dyshimet e tmerrshme. Në fakt ju duhet t’i përgjigjeni vetëm dy pyetjeve:

-Pse ishit në zonën kufitare të Gazës në mëngjesin e 7 tetorit?

-Çfarë prisnit atje?

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco