Këto 8 masa të shëndetshme mund të ngadalësojnë plakjen 6 vjet - Studimi më i ri mbi zemrën

Këto 8 masa të shëndetshme mund të ngadalësojnë plakjen 6 vjet - Studimi më i ri mbi zemrën

13:03, 07/11/2023
A+ Aa A-

Sipas një analize të re të gjerë, ndjekja e e këtyre tetë këshillave të shëndetshme mund të zvogëlojë moshën tuaj biologjike. Gjetjet e studiuesve do të prezantohen në Sesionet Shkencore të Shoqatës Amerikane të Zemrës (AHA) 2023 në Filadelfia, Pensilvani në SHBA këtë fundjavë.

Vetëm tetë masa të shëndetshme mund të zvogëlojnë moshën tuaj biologjike me gjashtë vjet.

Kjo u arrit pas një kontrolli paraprak të 6500 të rriturve, që gjeti një lidhje të qartë midis të pasurit shëndet të lartë kardiovaskular dhe plakjes biologjike më të ngadaltë.

Lista përfshin ushqimin e mirë, të qenit më aktiv, lënien e duhanit dhe gjumë të shëndetshëm si edhe menaxhimin e peshës, të kolesterolit, sheqerit në gjak dhe presionit të gjakut.

Masat njihen nga Shoqata Amerikane e Zemrës (AHA) me emrin “Life’s Essential 8 metrics”

Studiuesit analizuan lidhjen midis këtyre sjelljeve për shëndetin e zemrës dhe trurit dhe procesin e plakjes, të matur nga mosha fenotipike.

Ata përcaktuan shëndetin kardiovaskular të lartë, të moderuar ose të ulët bazuar në një mesatare prej tetë metrikash.

“Ne zbuluam se shëndeti më i mirë kardiovaskular është i lidhur me plakjen biologjike të ngadalësuar, siç matet me moshën fenotipike. Ne gjetëm gjithashtu një lidhje të varur nga doza – ndërsa shëndeti i zemrës rritet, plakja biologjike zvogëlohet”, tha autori i studimit Nour Makarem, një asistent profesor i epidemiologjisë në Shkollën e Shëndetit Publik të Mailman të Universitetit të Kolumbisë në SHBA.

“Mosha fenotipike është një mjet praktik për të vlerësuar procesin biologjik të plakjes së trupit tonë dhe një parashikues i fortë i rrezikut të ardhshëm të sëmundjeve dhe vdekjes”.

Mosha fenotipike llogaritet bazuar në moshën kronologjike të një personi, plus shënuesit e gjakut për metabolizmin, inflamacionin dhe funksionin e organeve. Dallimi midis asaj dhe moshës aktuale të një personi përcakton përshpejtimin fenotipik të moshës së tij.

Një përshpejtim më i lartë fenotipik i moshës tregon plakje më të shpejtë biologjike. Njerëzit me shëndet të lartë kardiovaskular, për shembull, kishin përshpejtim negativ të moshës fenotipike.

Ata me shëndet të mirë kardiovaskular kishin një moshë mesatare aktuale prej 41 vjeç, por mosha mesatare biologjike e tyre ishte 36 vjeç.

Mosha mesatare e atyre me shëndet të dobët kardiovaskular ishte 53 vjeç, ndërsa mosha mesatare biologjike e tyre ishte 57 vjeç.

Pas përshtatjes për faktorët socio-ekonomikë, studiuesit zbuluan se shëndeti i lartë kardiovaskular lidhej me të pasurit e një moshe biologjike gjashtë vjet më të re se mosha kronologjike e një personi.

"Jetë më e gjatë dhe rrezik më i vogël i vdekjes"

Gjetjet e studiuesve do të prezantohen në Sesionet Shkencore të Shoqatës Amerikane të Zemrës (AHA) 2023 në Filadelfia, Pensilvani në SHBA këtë fundjavë.

“Aderimi më i madh në të gjitha masat e “Life’s Essential 8 metrics” dhe përmirësimi i shëndetit tuaj kardiovaskular mund të ngadalësojë procesin e plakjes së trupit tuaj dhe të ketë shumë përfitime në vijimësi,” tha Makarem.

“Ulja e plakjes biologjike nuk lidhet vetëm me rrezik më të vogël të sëmundjeve kronike si sëmundjet e zemrës, por gjithashtu shoqërohet me jetë më të gjatë dhe rrezik më të ulët të vdekjes”.

A mundet AI të parashikojë moshën tuaj 'të vërtetë' dhe sa kohë do të jetoni duke përdorur vetëm rrezet X të gjoksit?

Donald Lloyd-Jones, kryetar i departamentit të mjekësisë parandaluese të Universitetit Northëestern tha se hulumtimi "na ndihmon të kuptojmë lidhjen midis moshës kronologjike dhe moshës biologjike dhe sesi ndjekja e zakoneve të jetesës së shëndetshme mund të na ndihmojë të jetojmë më gjatë".

“Të gjithë duan të jetojnë më gjatë, por më e rëndësishmja, ne duam të jetojmë më të shëndetshëm më gjatë, në mënyrë që të mund të gëzojmë vërtet dhe të kemi cilësi të mirë të jetës për sa më shumë vite të jetë e mundur,” shtoi ai në një deklaratë.

Dy studime të paraqitura në fillim të këtij viti treguan se të rriturit me rezultate më të larta në tetë metrikat e AHA prireshin të kishin jetë më të gjatë pa sëmundje kronike.

Një kufizim i studimit ishte se metrikat kardiovaskulare u matën vetëm në një moment në kohë pa shikuar ndryshimet në shëndetin kardiovaskular./ar.sh/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco