Pesë persona humbën jetën në Toskanë pas erërave të forta dhe reshjeve të mëdha

Pesë persona humbën jetën në Toskanë pas erërave të forta dhe reshjeve të mëdha

12:54, 03/11/2023
A+ Aa A-

Zona të mëdha të Toskanës janë vërshuar nga përmbytjet, duke lënë pesë persona të vdekur dhe disa të tjerë të zhdukur, pasi erërat e forta dhe shirat goditën Italinë qendrore.

Makinat u vërshuan kur niveli i lumit Bisenzio u rrit dhe njerëzit u ngjitën në çati për t’i shpëtuar përmbytjes.

Katër spitale u përmbytën, njerëzit u bllokuan në makinat e tyre në nënkalime dhe bregu perëndimor u godit nga dallgët e larta.

Jo vetëm Italinë, stuhia e fuqishme Ciaran ka përshkuar edhe të gjithë Evropën Perëndimore ku kanë humbur jetën deri më tani 12 persona nga rrethanat e ndryshme që u shkaktuan nga erërat e forta.

Erëra prej 207 kilometra në orë u regjistruan më herët në bregun veriperëndimor të Francës, pasi stuhia goditi edhe Anglinë Jugore, Belgjikën, Holandën dhe Gjermaninë, si dhe brigjet e Atlantikut të Spanjës dhe Portugalisë

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco