Zelensky: Ukraina shkakton ‘humbje të rënda’ ndërsa avancimi rus zmbrapset

Zelensky: Ukraina shkakton ‘humbje të rënda’ ndërsa avancimi rus zmbrapset

16:13, 02/11/2023
A+ Aa A-

Volodymyr Zelenskyy tha se forcat ukrainase ndaluan përparimin e rusëve në lindje të Ukrainës.

Presidenti ukrainas deklaroi se forcat që drejton i kanë shkaktuar “humbje të rënda armikut”, raporton skynews.

Lideri i Ukrainës tha se ky informacion vjen nga vija e parë e frontit dhe se forcat ruse nuk mund të përparonin në drejtim të Vuhledar, në rajonin e Donetsk.

“Ushtarët tanë e ndaluan atë, duke i shkaktuar armikut humbje të mëdha: dhjetëra automjete, shumë të vrarë dhe të plagosur”, tha ai.

Zelensky tha gjithashtu se veprimet mbrojtëse rreth qytetit lindor të rrethuar të Avdiivka dhe operacionet sulmuese në jug janë “në vazhdimësi”.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit të kaluar duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco