Shprehu idenë e krijimit të një shteti të përbërë nga Serbia, Republika Sërpska, Kosova dhe Mali i Zi, SHBA-ja i reagon Dodikut

Shprehu idenë e krijimit të një shteti të përbërë nga Serbia, Republika Sërpska, Kosova dhe Mali i Zi, SHBA-ja i reagon Dodikut

15:24, 02/11/2023
A+ Aa A-

Ambasadori amerikan në Sarajevë, Michael Murphy, paralajmëroi se “Shtetet e Bashkuara nuk do të rrinë duarkryq ndërsa (presidenti i Republikës Sërpska, Milorad) Dodik dhe sejmenët e tij politikë përpiqen të copëtojnë strukturën e Bosnjës dhe Hercegovinës, të destabilizojnë vendin dhe rajonin dhe të pengojnë përparimin e Bosnjës drejt Bashkimit Evropian”.

Reagimi i ambasadori Murphy pasoi deklaratat e Milorad Dodikut dhënë mediumit rus Sputnik, për krijimin e “një shteti të përbërë nga Serbia, Republika Serbe dhe Kosova, dhe nëse ka një vendim të tillë demokratik, edhe Mali i Zi”.

Ai akuzoi Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë e Madhe për qasje kundër serbëve.

Në një reagim më të gjatë, ambasadori Murphy shkroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të palëkundura në angazhimin e tyre ndaj Bosnjës dhe Hercegovinës tërësisë së saj tokësore, sovranitetit dhe karakterit shumetnik të saj.

Duke nënvizuar se Shtetet e Bashkuara janë pro Bosnjës e Hercegovinës në mënyrë të vendosur, ambasadori Murphy shkroi se kjo pasqyrohet në investimin miliarda dollarësh gjatë 30 viteve të fundit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco