Ushtarët izraelitë filmojnë veten duke keqtrajtuar palestinezë me sy e duar të lidhura

Ushtarët izraelitë filmojnë veten duke keqtrajtuar palestinezë me sy e duar të lidhura

13:59, 02/11/2023
A+ Aa A-

Dhjetëra fotografi e video janë shfaqur në rrjete sociale javën e kaluar, ku ushtarët izraelitë shihen duke keqtrajtuar e poshtëruar palestinezë të kapur në Bregun Perëndimor.

Në njërën nga videot më brutale, që është hijezuar, ushtarët izraelitë e incizojnë veten duke keqtrajtuar shtatë punëtorë të Bregut Perëndimor, që ishin kapur gjatë përpjekjes për të hyrë në Izrael pa leje, në një zonë në jug të kodrave të Hebronit Jugor, raporton gazeta “The Times of Israel”.

Aty shihen burrat palestinezë të zhveshur plotësisht ose pjesërisht, me duar e sy të lidhur dhe duke bërtitur nga dhimbjet. Njëri prej tyre tërhiqet nëpër tokë.

Në një pamje të prerë nga videoja, një ushtar izraelit shihet duke ia vendosur këmbën mbi kokë njërit prej palestinezëve, ndërsa një ushtar tjetër duke ia drejtuar armën.

Në një skenë tjetër dhune, të incizuar me kamerë, një ushtar godet në bark një burrë palestinez me sy të lidhur, pastaj e pështyn dhe e fyen në gjuhën arabe.

Në një rast tjetër, një rezervist izraelit i vendos dorën mbi krah një palestinezi me sy e duar të lidhura dhe vallëzon me të në formë rrethore, përderisa lëshon muzikë religjioze në telefonin e tij. Rezervisti e pyet palestinezin “Pse s’po vallëzon”, përderisa atij i humb baraspeshimi.

Në një video tjetër të shkurtër, një palestinez shihet i ulur në tokë me sy e duar të lidhura. Mbi këmbë i është vendosur flamuri izraelit, ndërsa pranë tij shihet një qen.

Si reagim ndaj këtyre pamjeve, Forcat Mbrojtëse të Izraelit thanë se “sjellja [e ushtarëve] që del nga këto skena është e rëndë dhe në shpërputhje me vlerat e Forcave Mbrojtëse të Izraelit”.

“Incidentet janë nën hetim. Komandantët e Forcave Mbrojtëse të Izraelit do të mbajnë bisedime me të gjithë ushtarët në front. Një ushtar është shkarkuar nga shërbimi rezervë”- tha më tej ushtria izraelite.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco