Australia e paralajmëron Izraelin: Bota nuk do t’i pranojë vdekjet e vazhdueshme të civilëve

Australia e paralajmëron Izraelin: Bota nuk do t’i pranojë vdekjet e vazhdueshme të civilëve

13:05, 02/11/2023
A+ Aa A-

Australia i ka dërguar një porosi të qartë Izraelit në lidhje me operacionet ushtarake në tij në Gazë, duke thënë se komuniteti ndërkombëtar nuk do t’i pranojë vdekjet e vazhdueshme të civilëve.

Ministrja e Jashtme e Australisë, Penny Wong, duke folur në qytetin Adelaide, tha: “Komuniteti ndërkombëtar nuk do t’i pranojë vdekjet e vazhdueshme të civilëve, prandaj kur miqtë e Izraelit i bëjnë thirrje Izraelit për të ushtruar përmbajtje, kur miqtë e Izraelit i bëjnë thirrje Izraelit për ta mbrojtur jetën e civilëve, është kritike që Izraeli të dëgjojë.”

“Kjo ka peshë për vetë sigurinë e Izraelit, e cila ballafaqohet me rreziqe të rënda, nëse konflikti përhapet”- shtoi kryediplomatja australiane, raporton televizioni BBC.

Ajo konfirmoi se disa shtetas australianë ishin në mesin e njerëzve që arritën të largoheshin nga Gaza të mërkurën përmes pikëkalimit në Rafah mes Gazës e Egjiptit.

Ministria njoftoi se rreth 20 australianë si dhe dy anëtarë të familjeve e një banor i përhershëm u takuan të mërkurën në Egjipt.

“Jam shumë e lehtësuar dhe mirënjohëse që ky grup i parë arriti të kalonte (në Egjipt)”- shtoi zonja Wong.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco