Japonia fillon lëshimin e tretë të ujërave të kontaminuara nga centrali në Fukushima

Japonia fillon lëshimin e tretë të ujërave të kontaminuara nga centrali në Fukushima

13:03, 02/11/2023
A+ Aa A-

Japonia filloi të enjten lëshimin e një serie të tretë të ujërave të kontaminuara të trajtuara nga centrali bërthamor i goditur në Fukushima, një proces që ka bërë që Kina dhe Rusia të ndalojnë produktet e e detit japoneze si kundërpërgjigje.

Tokyo Electric Poëer (TEPCO) tha se filloi lëshimin e 7,800 tonë ujë që ishte përdorur për të ftohur reaktorët që u shkrinë prej një cunami vdekjeprurës në vitin 2011. "Ky (lëshimi) vlerësohet të përfundojë për rreth 17 ditë," i tha AFP një zëdhënëse e TEPCO.

Nga fundi i gushtit, shoqëria filloi gradualisht lëshimin e ujërave të ndotura të 540 pishinave që mbaheshin në kampusin e termocentralit Fukushima Daiichi.

Objektit po i mbaronte hapësira për të ndërtuar më shumë rezervuarë uji dhe TEPCO duhet të pastrojë zonën për detyrën shumë më të rrezikshme të heqjes së karburantit radioaktiv dhe të rrënojave nga tre reaktorë të goditur.

Japonia argumenton se uji që lëshohet është i padëmshëm dhe i holluar shumë me ujin e detit. Ai gjithashtu lëshohet gradualisht gjatë dekadave.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike dhe shumë ekonomi udhëheqëse kanë qëndruar në anën e Japonisë.

Por Kina, së cilës iu bashkua më vonë Rusia, e kritikoi lëshimin dhe ndaloi të gjitha importet e ushqimeve japoneze të detit, duke thënë se Japonia po ndot mjedisin.

Ekspertët nga IAEA dhe agjenci të tjera, përfshirë ato nga Kina, kanë anketuar ndikimin mjedisor të lëshimit, përfshirë marrjen e mostrave të ujit dhe peshkut.

Ndalimi nga Kina ka dëmtuar veçanërisht peshkatarët në rajonin verior të Hokkaidos, rreth 500 kilometra (300 milje) në veri të uzinës së Fukushimës, të cilët mbështeten në fabrikat kineze për zhveshjen e molusqeve.

TEPCO dhe bizneset e tjera japoneze u përmbytën nga thirrjet pa u ndalur nga Kina pas lëshimit fillestar, por tani numri është i papërfillshëm, tha zëdhënësja e TEPCO.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco