Vritet oficeri më i lartë ushtarak izraelit nga fillimi i operacionit tokësor, komandanti i Batalionit 53, nënkolonel Habaka

Vritet oficeri më i lartë ushtarak izraelit nga fillimi i operacionit tokësor, komandanti i Batalionit 53, nënkolonel Habaka

12:38, 02/11/2023
A+ Aa A-

Forcat Mbrojtëse të Izraelit kanë njoftuar për vdekjen e një oficeri të lartë ushtarak gjatë luftimeve në Rripin e Gazës.

Nënkolonel Salman Habaka, 33 vjeç, komandant i Batalionit të 53-të të Brigadës së 188-të të Forcave të Blinduara, nga Yanuh-Jat, u vra gjatë luftës me militantët e Hamasit në pjesën veriore të Gazës, raporton gazeta “The Times of Israel”.

Nuk u dhanë hollësitë të tjera për rrethanat e vdekjes së këtij oficeri të ushtrisë izraelite.

Habaka është zyrtari më i lartë ushtarak i Izraelit që është vrarë deri më tani gjatë operacionit tokësor të ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës.

Vdekja e tij e çon në 18 numrin e përgjithshëm të ushtarëve izraelitë të vrarë gjatë ofensivës tokësore dhe në 333 numrin e ushtarëve të vrarë që nga fillimi i luftës.

Në një rast tjetër, tre ushtarë të forcave izraelite u plagosën seriozisht gjatë operacioneve të zhvilluara natën në pjesën veriore të Gazës.

Për më tepër, një ushtar i Batalionit “Caracal” u lëndua seriozisht në një incident në kufirin me Egjiptin. Nuk u dhanë hollësi të tjera për rrethanat e rastit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco